






P L A T F O R M Ë
E FRONTIT PËR BASHKIM KOMBËTAR SHQIPTAR (FBKSH)
- Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH) është një bashkim demokratik forcash politike, organizatash joqeveritare, personalitetesh intelektuale e atdhetare si dhe i masave të gjëra popullore në të gjitha hapsirat shqiptare, që ka si qëllim final bashkimin e trojeve shqiptare dhe të gjithë popullit që jeton në to në një shtet të vetëm kombëtar shqiptar në Ballkan.
- Shqiptarët kanë pësuar copëtimin territorial më të madh ndër popujt e Evropës. Sot trojet e tyre ndodhen të pjestuara midis pesë shteteve të Gadishullit Ballkanik, nga të cilat vetëm gjysma bën pjesë në shtetin e tyre kombëtar. Jashtë kufijve të Shqipërisë, pjesa më e madhe e trojeve të tyre etnike shqiptare vuan nën zgjedhën serbo-sllavo-maqedone.
- Në rrjetin diplomatik dhe në qarqet publicistike botërore janë hjedhur ide të ndryshme mbi zgjidhjen e çështjes shqiptare. Faktori ndërkombëtar po e trajton zgjidhjen e krizës në ish Jugosllavi vetëm për të parandaluar zgjerimin e konfliktit të armatosur. Si pasojë e këtij synimi të kufizuar janë vënë në qarkullim sygjerime dhe po përgatiten vendime për t'i lënë shqiptarët dhe trojet e tyre etnike ende nën sundimin serbo-sllavo-maqedon.
-Këto sygjerime nuk e kanë gjetur miratimin e opinionit publik shqiptar dhe të forcave politike shqiptare brenda dhe jashtë kufijve të Shqipërisë.
- Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar, si një organizim i fuqishëm gjithpërfshirës politik mbarëkombëtar, i shqetësuar për ardhmërinë e mbarë kombit shqiptar, ka hartuar dhe miratuar këtë Platformë për zgjidhjen në tërësi të çështjes kombëtare shqiptare. Në këtë Platformë janë përshkruar argumente historike, politike, diplomatike dhe juridike të dramës kombëtare shqiptare, dhe janë parashtruar rrugët për zgjidhjen e saj tërësore në përputhje me rrethanat e sotme ndërkombëtare dhe me proceset politike që po i udhëheqin vendet e Evropës Juglindore drejt integrimit Euro-Atlantik.
-Çështja kombëtare shqiptare, në vështrimin e lëvizjes për çlirimin e viseve shqiptare nga zgjedha e huajë dhe për bashkimin e tyre në një shtet të vetëm kombëtar, lindi pothuajse në të njëjtën kohë me lëvizjet kombëtare të popujve të Gadishullit Ballkanik. Si kudo në Evropën Juglindore edhe këtu ajo lindi në kushtet e sundimit osman.
-Ajo mori hov sidomos nën ndikimin e ideve që përhapi Revolucioni freng i vitit 1789 për lirinë, barazinë dhe vllazërimin e popujve, të cilat mund të realizoheshin vetëm nëse secili komb do ta krijonte shtetin e vet të pavarur, demokratik dhe iluminist.
-Lëvizja kombëtare shqiptare pati përballë saj, që në hapat e para, si forcë kundërshtare jo vetëm sundimtarin shekullor osman, por edhe qarqet shoviniste të vendeve fqinje, së bashku me to edhe mospërfilljen e Fuqive të Mëdha.
-Fill pasi krijuan shtetet e tyre nacionale, qarqet qeveritare serbe dhe greke u pushtuan nga prirjet shoviniste për të aneksuar tokat shqiptare, të cilat ndodheshin ende nën sundimin turk. Realizimi i këtyre prirjeve, të cilat u shpallën haptazi në vitin 1844 nga qeveritarët e Beogradit me programin e njohur me emrin "Naçertanie" dhe nga qeveritarët e Athinës me platformën e pagëzuar me emrin "Megali Ideja", nuk linte vend për një shtet shqiptar. Në suazën e lakmive të tyre nacionaliste, Beogradi dhe Athina, gjetën shumë shpejt, në gjuhën politike dhe ushtarake, një gjuhë të përbashkët në lidhje me ndarjen midis tyre të tokave shqiptare, pa harruar lakmitë që kishte Mali i Zi ndaj këtyre trojeve. Kjo gjuhë e përbashkët u shpreh për herë të parë në bisedimet e fshehta që zhvilluan diplomatët serbë dhe grekë në Stamboll më 1862 dhe u materializua në aleancën e fshehtë që u lidh midis tyre në Vësllau të Austrisë më 1867 për coptimin midis tyre të viseve shqiptare me kufij të përbashkët lumin Shkumbin dhe më tej rrugën Egnatia.
-Në mesin e shek. XIX kur hartoheshin këto plane aneksioniste, shqiptarët, pasardhësit e ilirëve të lashtë, sado që kishin pësuar një tkurrje të vazhdueshme territoriale, nën presionin shekullor të forcave të jashtme, vazhdonin të banonin në viset perëndimore të Gadishullit Ballkanik, aty ku kishin banuar që në agimin e historisë. Njohtime të sakta, për shtrirjen e trojeve të tyre etnike në mes të shekullit të kaluar i kanë dhënë mjaft vëzhgues europianë objektivë, të cilët e njohën nga afër gjeografinë njerëzore të Gadishullit Ballkanik. Ndër ta mjafton të përmendim sundimtarin erudit freng Ami Boue (1840), vëzhguesin e mprehtë britanik E. Spencer (1847) dhe shkenctarin e njohur austriak J. Hahn (1853). Sipas tyre shqiptarët ishin të pranishëm si popullsi autoktone në Veri deri në Nish, Leskovac dhe Vranjë, në Lindje deri në Kumanovë, Përlep dhe Manastir, në Jug deri në Konicë, Janinë dhe Prevezë. Ata nuk e mohonin faktin se brenda kësaj hapësire kishte edhe banorë të kombësive fqinje ballkanike (grekë, vllehë, serbë, malazezë, turqë), të cilët përbënin ishuj minoritetesh në detin e hapur shqiptar. Në këtë kohë, këto vise ishin ndarë nga perandoria Osmane në katër vilajete, në ate të Kosovës, Shkodrës, Manastirit dhe Janinës. Ndër to, vilajeti më i madh ishte ai Kosovës, me kryeqendër Shkupin. Hapsira gjeografike e vilajetit të Kosovës banohej në masën dërrmuese nga popullsi shqiptare, pra jo rastësisht përputhej afërsisht me provincën antike ilire të Dardanisë, kryeqendra e së cilës ishte gjithashtu Shkupi. Vilajeti i dytë për nga hapsira gjeografike ishte ai i Janinës, i cili shtrihej nga Gjiri i Artës në Jug deri në lumin Seman në Veri, pra përfshinte në gjirin e tij edhe provincën antike të Epirit, e cila jo rastësisht banohej, ashtu si në Antikitet, edhe në mesin e shekullit të kaluar, më tepër nga popullsi shqiptare se helene. Qeveritarët grekë i mbështesin lakmitë e tyre shoviniste në tri të ashtuquajtura argumenta historike, në fakt pa vlerë: në kolonitë helene te Mesdheut; në sundimin politik me dhunë të Perandorisë Bizantine mbi këto vise dhe në vartësisë e kishave ortodokse të këtyre viseve nga Partiakana e Stambollit. Në bazë të këtyre "arsyetimeve" mbi të cilat ishte ndërtuar platforma e "Megali idisë", krejt Epiri deri në Shkumbin dhe krejt Maqedonia deri në Korçë, duhej t`i takonin Greqisë. Qeveritarët shovinistë të Athinës nuk e përfillin faktin se në shumicën e këtyre krahinave nuk kishte fare pupullsi etnik greke. Në mungesë të tyre ata llogaritnin si pjestarë të kombësisë greke mbarë shqiptarët ortodoksë vetëm sepse nga pikëpamja kishtare, ato vareshin nga Patriakana e Stambollit. Por në përpjekjet e tyre për të rritur artificialisht numrin e banorëve grekë ata nuk patën sukses.
-As Serbia nuk kishte mbështetje dokumentare për të përligjur lakmitë e saj ndaj trojeve shqiptare. Ajo shpresonte t'i realizonte lakmitë territoriale me ndihmën e motrës së saj të madhe, Rusisë Cariste. Vendin kryesor në lakmitë e "Naçertanias" serbe e zinte Kosova historike me kryeqendrën e saj Shkupin, së bashku me aspiratën e saj ekspansioniste për të dalë në brigjet e Adriatikut. Meqënëse banorët serbë në këtë trevë përbënin një minoritet, qarqet shoviniste të Beogradit, gatuan argumente të tjera githashtu pa bazë: se shqiptaret nuk janë pasardhësit e ilirëve dhe ca më pak të dardanëve, banorëve të lashtë të Kosovës, por popullata të ardhura të sllavëve nga viset lindore të gadishullit dhe se treva e Kosovës është djepi i shtetit mesjetar serb, pra me të janë të lidhura kujtimet, legjendat dhe përmendoret e ndërgjegjes së kombit të tyre. Shkurt, sipas tyre, në kohën e dyndjes së sllavëve Kosova ka qënë pa banorë, si rrjedhim shqiptarët e Kosovës nuk janë banorë autoktonë, por emigrantë të vendosur aty pas 1689, kur popullata serbe e trevës u detyrua të shpërngulej drejt veriut pas disfatës që përsoi atë vit ushtria austriake nga ushtria osmane. Por historianët serbë nuk sjellin për këto pohime dëshmi historike. Ata kanë përfituar gjithashtu nga zhvillimi me vonesë i historiografisë shkencore shqiptare, përballë vështrimit gjithnjë e në rritje të historiografisë dyshekullore sllave. Por tashmë, me hulumtimet e kryera gjatë dhjetëvjeçarëve të fundit, historianët shqiptarë janë në gjëndje të vërtetojnë me burime bindëse historike se tezat e historianëve serbë, nuk kanë patur asnjëherë bazë dokumentare.
-Historianët serbë i kanë paditur shqiptarët myslimanë të Kosovës si bashkëpuntorë të pushtetit osman në shtypjen e popullsisë serbe të trevës së tyre. Por akuza është krejtësisht e padrejtë. Shqiptarët kanë qënë kurdoherë të çliruar nga paragjykimet dhe armiqësitë fetare. Atyre u takon merita që kanë shpëtuar nga rrënimi, për gati katërqind vjet, kishat dhe manastiret ortodokse serbe të Kosovës, ndryshe nga qeveritarët mesjetarë serbë, të cilët sapo e pushtuan Kosovën, i rrafshuan të gjitha faltoret dhe monumentet e herëshme përshkuan shekujt e sundimit osman me kryengritje të armatosura kundër Stambollit. Burime historike të pavarura dëshmojnë se në kryengritjen kosovare të vitit 1689 pjesmarrja e shqiptarëve të krahinës ka qënë masive. Në këtë kryengritje morën pjesë, nën udhëheqjen e kryepeshkopit katolik shqiptar, Pjetër Bogdanit, jo vetëm shqiptarë të krishterë, por në një masë të konsiderueshme edhe shqiptarë myslimanë të Kosovës.
-Gjatë krizës Lindore të viteve 70 të shek. XIX, kur Evropën Juglindore e mbështolli vorbulla e luftës ruso-turke, ngjarja kryesore në shkallë ballkanike ishte Lidhja Shqiptare e Prizrenit, nën udhëheqjen e së cilës shqiptarët e kthyen Kosovën në vatrën kryesore të lëvizjes së tyre kombëtare. Gjatë viteve 1878-1881 ata luftuan në fillim kundër vendimeve të Kongresit të Berlinit për mbrojtjen e tërësisë së trojeve të tyre etnike dhe pastaj kundër portës së lartë për të krijuar një shtet autonom shqiptar. Lidhja e Prizrenit, pasi e çoi lëvizjen shqiptare deri në pragun e realizimit të pavarësisë, u shtyp me dhunë nga ushtritë osmane. Ajo e skuqi tokën e Kosovës me gjakun e mijëra bijëve të saj. Në vitin 1912, në pranverë, Kosova e shpalosi e para flamurin e kryengritjes çlirimtare. Brenda disa javëve ajo përfshiu mbarë viset shqiptare për të shkundur përfundimisht zgjedhën shekullore osmane. Ushtirë turke kudo u thyen ose u dorëzuan ose u mbyllen në kazerma. Në verë qytetet e Kosovës u çliruan njëri pas tjetrin. Më 12 gusht 1912 kryengritësit shqiptarë çliruan Shkupin, kryeqytetin e vilajetit të Kosovës. Por, siç dihet, kur kryengritja e përgjithshme ishte në pragun e fitores, rrjedha e ngjarjeve ndryshoi në dëm të saj. Të shqetësuar nga rrokullima e shpejtë e situatës, monarkitë ballkanike i shpallën menjëherë luftë të përbashkët Perandorisë Osmane, e cila, e telendisur nga kryengritjet shqiptare, pësoi disfata pas disfatash. Në situatën e ndërlikuar që u krijua nga konflikti ballkanik, delegatë të ardhur nga mbarë viset shqiptare, përfshirë këtu edhe nga trevat e Kosovës, Maqedonisë dhe Çamerisë, u mblodhën në Kuvendin Kombëtar të Vlorës, i cili shpalli më 28 nëntor 1912 Pavarësinë Kombëtare të Shqipërisë dhe përfshirjen e mbarë viseve etnike që ata përfaqsonin në një shtet vetëm kombëtar.
-Pas vendimit që mori Kuvendi historik i Vlorës, shqiptarët shpresonin se me luftën e tyre shekullore kundër sundimit osman dhe me të drejtën legjitime që kishin mbi trojet e tyre etnike, gjashtë Fuqitë e Mëdha, të cilat diktonin besnikërisht fatin e popujve të kontinentit, do të njihnin krijimin e shtetit të tyre të pavarur dhe do të përfshinin brenda kufijve të tij mbarë trojet e tyre etnike. Por Konferenca e Londrës, e krijuar nga Fuqitë e Mëdha për të ndërtuar hartën e re të Gadishullit Ballkanik pas disfatës që pësoi Perendoria Osmane, njohu më 1913, pas disa luhatesh, vetëm aktin e krijimint të shtetit shqiptar të pavarur, kurse vendimin tjetër të Kuvendit të Vlorës, bashkimin e trojeve etnike shqiptare brenda Shqipërisë së pavarur, nuk e pranoi. Në kufijtë e shtetit të ri u përfshi më pak se gjysma e trojeve etnike shqiptare. Pjesa tjetër u nda midis tri monarkive fqinje ballkanike. Prej tyre Serbia mori krejt Kosovën historike me kryeqytetin e saj Shkupin. Greqia aneksoi rrethet e Follorinës dhe Kosturit së bashku me Çamërinë, të cilën Fuqitë e Mëdha ngurruan t'ia jepnin asaj në kohën e Kongresit të Berlinit nga paralajmërimet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit për konflikte të armatosur me Athinën. Po ashtu Malit të Zi i dhanë edhe Plavën, Gucinë, Hotin, Grudën, të cilat Lidhja e Prizrenit i kishte mbrojtur me gjak në kohën e Krizës Lindore të viteve 70.
- Viset e aneksuara, në vend që të fitonin lirinë, për të cilën kishin luftuar në shekuj me radhë, kaluan nga një zgjedhë e huaj në një zgjedhë tjetër të huaj. Në vjeshtën e vitit 1913, fill pasi u nënshkrua vendimi i Konferencës së Ambasadorëve të Londrës (29 korrik 1913), qeveritë e Beogradit, Athinës dhe Cetinës, filluan dëbimin e shqiptarëve nga trojet e tyre etnike, duke i detyruar të mërgonin në Turqi, pra sa më larg kufijve të tyre. Me dëbimet masive që ndërmori Greqia, gjatë dekave që pasuan aneksimin e viseve shqiptare, sidomos pas eksodit biblik të çamëve në fund të Luftës së Dyte Botërore, ajo mendoi se e përfundoi spastrimin e shqiptarëve etnikë nga kufijtë e saj.
- Që nga viti 1913 janë zhvilluar dy luftra botërore. Të dy luftrat i kanë fituar fuqitë që kishin premtuar se do t'u jepnin popujve të shtypur lirinë dhe do t'u respektonin të drejtat e tyre kombëtare. Por padrejtësia që kishin kryer Fuqitë e Mëdha në Konferencën e Ambasadorëve më 1913, nuk u prek. Trojet etnike shqiptare mbetën të copëtuara, me ndryshim se viset jashtë kufijve të Shqipërisë së vitit 1913 në fillim mbetën të ndara midis tri monarkive fqinjë (Serbisë, Greqisë, Malit të Zi), kurse nga viti 1918 deri më 1991 midis Jugosllavisë dhe Greqisë. Shqiptarët dolën të zhgënjyer si nga Traktati i Varshavës (1920), ashtu edhe nga Konferenca e Parisit (1946). Por zhgënjimin më të madh ata e pësuan në fillim të viteve 90 me shpërbërjen e Republikës Federative Socialiste të Jugosllavisë.
- Më 1918, kur u formua Mbretëria Serbo-Kroato-Sllovene, e cila më vonë u quajt Mbretëria e Jugosllavisë, jo pak politikologë parashikuan se me shumicën e kombeve dhe kombësive që përfshinte në gjirin e saj, ajo nuk mund të kishte jetë të gjatë sepse epoka e shteteve shumëkombëshe po merrte fund.
- Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Mbretëria e Jugosllavisë e kalbur nga kontradiktat e brendshme nacionale, u shemb sapo ushtritë gjermane kapërcyen kufijtë e saj. Hitleri, armiku i papajtueshëm i hartës së Versajës, në kuadrin e ndryshimeve me dhunë të kufijve që kreu në mbarë Europën, e copëtoi mbretërinë e Jugosllavisë. Kroacia u shpall shtet me vete, natyrisht si satelit i Gjermanisë. Serbia u ngushtua. Bullgaria u shpërblye me territore të Maqedonisë. Po ashtu edhe Hungaria mori Vojvodinën. Në copëtimin e Jugosllavisë përfitoi edhe Italia, aleatja më e ngushtë e Gjermanisë.
- Që në vitet e luftës ështe thënë se Gjermania dhe Italia i dhanë Shqipërisë krahinën e Kosovës. Ky pohim nuk është plotësisht i saktë. Hitleri, autori i vërtetë i hartës se re të Ballkanit, trojet etnike shqiptare të Jugosllavisë nuk ia dha Shqipërisë, por Italisë, e cila nga ana e saj ia dha Tiranës vetëm nga pikëpamja administrative. Veç kësaj, nga gjashtë prefekturat me popullsi shqiptare që përfshinte Kosova heroike, vetëm katër u bashkuan administrativisht me Shqipërinë: prefekturat e Prishtinës, Pejës, Prizrenit dhe Tetovës. Prefekturën e Mitrovicës (me nënprefekturat e Mitrovicës, Vuçiternit, Gjilanit dhe Podujevës) Hitleri ia la Serbisë e cila mbeti nën okupacionin gjerman me qëllim që minierat e pasura të Trepçës t'i shfrytëzonte Berlini dhe jo Roma. Nga ana tjetër, krahinat shqiptare të Shkupit, Kaçanikut, Preshevës dhe Prespës ju dhanë Bullgarisë. Qeverisë së Tiranës ju dhanë në administrim dhe krahinat e Dibrës, Kërçovës dhe Strugës. Në sektorin e Malit të Zi, viset e Ulqinit, Tuzit (Hotit dhe Grudës) së bashku me Gucinë dhe Pllavën ju dhanë gjithashtu në administrim qeverisë së Tiranës. Nga trojet etnike shqiptare të ish-Jugosllavisë, me administratën e Tiranës u bashkua afërsisht gjysma e tyre- 11.780 kilometra katrore. Si rrjedhim, trojet etnike shqiptare të ish-Jugosllavisë mbetën, ndonëse në përmasa të tjera, përsëri të copëtuara, këtë radhe midis Italisë, Gjermanisë dhe Bullgarisë.
- Nuk mund të mohohet fakti se viset shqiptare që u bashkuan administrativisht me Tiranën, ndonëse u ndodhën nën pushtimin italian, patën disa përfitime në fushën e të drejtave kombëtare. Para së gjithash ato u çliruan nga sundimi gjenocidist serb dhe mohimi total i të drejtave kombëtare që kishte ndjekur qeveria e Beogradit. Krijimi i administratës shtetërore shqiptare, përhapja lirisht e arsimit shqip, përdorimi pa pengesa i letërsisë shqiptare, zhdukja e kufijve politike me Shqipërinë e vitit 1913, të gjitha këto qenë përfitime për popullsinë e sfilitur nga zgjedha serbe e malazeze. Por vlerësimi i kolaboracionistëve të Tiranës, të cilët i krahasuan këto përfitime me një çlirim të Kosovës, ishte padyshim i gabuar. Kalimi nga një zgjedhë në një tjetër, pavarësisht se njëra ishte më e lehtë se tjetra, nuk mund të krahasohet kurrë me një çlirim të kombit. Më tej, në rast se luftën do ta fitonte boshti Berlin-Romë, Shqipëria së bashku me pjesën e Kosovës që u bashkua me të do të mbetej nën zgjedhën e Italisë fashiste dhe trojet etnike shqiptare do të mbeteshin përsëri të coptuara.
-Kundërstarët e bllokut fashist anglo-sovjeto-amerikan, nuk i njohën ndryshimet e kufijve shtetërore që kreu Hitleri dhe Mussolini. Pra koalicioni antifashist nuk njohu as pushtimin fashist të Shqipërisë, as shpërbërjen e Jugosllavisë, as Bashkimin e Kosovës me Shqipërinë e pushtuar. Në rast se blloku fashist do të humbiste luftën, bashkëpunimi i Tiranës me Romën dhe Berlinin për krijimin e Shqipërisë etnike në kushtet e okupacionit fashist italian, e kompromentonte më zi vetë çështjen kombëtare. Shqiptarët do të trajtoheshin si aleatë të bllokut nazifashist. Kjo do t'i jepte shkas Jugosllavisë, një ndër aleatët e koalicionit të madh antifashist, të përdorte kundër shqiptarëve një dhunë më të egër se atë që kishin zbatuar monarkistët jugosllavë të paraluftës. Aleatët e mëdhenj të koalicionit antifashist kishin deklaruar me anën e Kartës së Atlantikut (gusht 1942) se aspiratat e popujve për liri e demokraci do të merreshin në konsideratë në mbarim të luftës, vetëkuptohet sipas kontributit që do të jepnin në konfliktin me agresorët nazi-fashistë. Në këto rrethana, puna e donte që shqiptarët të angazhoheshin në luftë pa kompromis kundër okupatorit italian, me bindjen se kjo luftë do të shërbente si kapital për të ngritur zërin në fund të saj kur të vinte puna për caktimin e kufijve.
- Gjatë Luftës së Dytë Botërore shqiptarët e Shqipërisë dhe Kosovës dhanë një kontribut të rëndesishëm në disfatën e bllokut fashist italo-gjerman. Në fund të luftës, forcat antifashiste numëronin në Shqipëri rreth 70 mijë partizanë dhe në Kosovë rreth 50 mijë partizanë. Në saje të kontributit të rëndësishëm që dhanë (në krahasim me numrin e popullsisë)në fitoren e luftës kunër agresorëve fashistë, shqiptarët si këtej edhe andej kufirit prisnin që me mbarimin e saj aleatët e mëdhenj të respektonin parimin e vetëvendosjes dhe ta mbanin angazhimin për të respektuar të drejtat kombëtare të popujve.
- Në fund të Luftës së Dytë Botërore kuadri diplomatik i çështjes kombëtare shqiptare ishte më i ndërlikuar se në kohën e Shpalljes së Pavarësisë. Në fund, në Konferencën e Paqes në Paris, Jugosllavia dhe Greqia kishin pozita më të forta se në vitin 1913. Tani, ato ishin pjestare të koalicionit antifashist që kishte fituar luftën vendimet i merrnin vetë fitimtarët pa pasur arbitër. Në këto rrethana ishin përjashtuar apriori mundësia që Shqipëria të realizonte aspiratat e saj legjitime territoriale në dëm të Jugosllavisë dhe Greqisë, mbasi historia nuk njeh asnjë rast fitimtari të lëshojë territore, edhe kur ato i zotëron pa të drejtë, në dobi të një shteti tjetër, të cilit ato territore i takojnë me të drejtë. Megjithëse Shqipëria ishte pranuar si pjestare e koalicionit të fitimtarëve, Athina e akuzoi Tiranën në Konferencën e Paqës, si agresore, njësoj si Italinë, për luftën që qeveria kuislinge e Shefqet Vërlacit i kishte shpallur Greqisë në tetor të vitit 1940.
- Si rrjedhim, ajo jo vetëm nuk pranoi të diskutoheshin të drejtat kombëtare të shqiptarëve që banonin në trojet e tyre etnike, por kërkoi dëmshpërblime territoriale dhe financiare, kryesisht Shqipërinë e Jugut, të ashtuquajturin prej tyre Verio-Epir. Për më tepër, një vit para se të mblidhej Konferenca e Paqës, qeveria e Athinës, me qëllim që ta zgjidhte përfundimisht çështjen e trojeve etnike shqiptare që ndodheshin brenda kufijve të saj, dëboi me një operacion të stilit blic, brenda 48 orëve shqiptarët myslimane që popullonin krahinën e Çamërisë pa asnjë dallim (burra, gra, pleq e fëmijë), nën akuzën pa bazë se kishin bashkëpunuar me okupacionin gjerman. Për t'i shpëtuar masakrimit nga ana e gjeneralit nacionalist ekstremist Napolon Zerva, çamët fatkeqë u detyruan të merrnin rrugën e mërgimit drejt Shqipërisë, duke lënë prapa plang e shtëpi. Kryetari i dërgatës shqiptare në Konferencën e Paqës, Enver Hoxha, i hodhi poshtë pretendimet greke me argumentet se Shqipëria i kishte dhënë luftës së madhe antifashiste 28 mijë dëshmorë, pa llogaritur dëmet e mëdha materiale që kishte pësuar dhe se ajo kishte gozhduar në territorin e saj disa divizione italiane dhe gjermane, të cilat, po të mos kishin luftuar shqiptarët, do të angazhoheshin në frontin e lindjes ose të perëndimit. Si rrjedhim, Shqipëria nuk kishte shkuar në Paris për të dhënë llogari, por për të kërkuar llogari nga armiqtë e përbashkët. Shqipëria antifashiste nuk kishte asgjë të përbashkët me kolaboracionistët që i kishin shpallur luftë Greqisë, mbasi ajo i mbuloi ata me turp, ashtu siç u mbuluan me turp kolaboracionistët e të gjitha vëndeve të Evropës. Në të njëjtën kohë, Enver Hoxha e hodhi poshtë edhe motivacionin e Athinës për dëbimin e shqiptarëve të Çamërisë.
-Bashkëpunimi i disa individëve me okupatorët gjermanë, tha ai, nuk përbën arsye për dëbimin në masë të një popullsie të tërë, duke përfshirë edhe gratë shtëpiake dhe fëmijët e vegjël. Veç kësaj, bashkëpuntorët me okupatorin duhej të kalonin para gjyqit, ashtu siç kaluan edhe bashkëpuntorët e kombësisë greke, mbasi edhe shqiptarët e Çamërisë ishin njësoj nënshtetas grekë. Pavarësisht se qeveria greke vazhdoi për mbi tridhjetë vjet ta konsideronte veten se ishte në gjendje lufte më Shqipërinë, për Konferencën e Paqes dhe për pjesëmarrësit e saj, cilësimi i Shqipërisë si vend agresor u hodh poshtë më 1946. Po ashtu edhe llogaritë e Athinës se me dëbimin e çamëve do të mbyllte çështjen e të drejtave kombëtare të shqiptarëve, nuk u realizua. Çështja çame ëshë ende e hapur dhe pret ende zgjidhje.
- Ndryshe nga Greqia, e cila e ka shpallur se është shtet i kombit grek ortodoks, Jugosllavia u formua në vititn 1918 si një shtet shumëkombësh. Në fakt në gjirin e saj bënin pjesë plot kombe që nuk flisnin të njëjtën gjuhë, që nuk kishin të njëjtën kulturë dhe që nuk praktikonin të njëjtën fe. Për të mos përsëritur gabimet që kishte kryer para lufte dinastia e Karagjogjeviçëve, e cila kishte ndarë kombet e sunduara prej saj, nga pikëpamja e të drejtave politike, në tri kategori, në serbë (kategoria e parë), në kombe të tjera sllavë (kategoria e dytë) dhe në kombe josllavë, ku hynin edhe shqiptarët (kategoria e tretë) - "marshalli" Tito me bashkëpunëtorët e tij shpalosën flamurin e vetëvendosjes së kombeve dhe të barazisë së tyre, në fushën e të drejtave politike. Në mbështetje të këtij parimi, të cilin e miratoi AVNOJ në vitin 1943, kombet e Jugosllavisë fituan të drejtën që në mbarim të luftës të formonin republika të veçanta si pjestare me të drejta të barabarta, në Federatën Socialiste të Jugosllavisë. Duke u mbështetur në parimet e Kartës së Atlantikut, në vendimet e AVNOJ-it dhe në kontributin që po jepnin me repartet e tyre partizane në çlirimin e Jugosllavisë nga okupatori hitlerian, delegatët komunistë dhe nacionalistë të Kosovës, së bashku me komunistë serbë dhe malazezë të trevës së tyre, vendosën më 1 janar 1944, në Konferencën që u mblodh në Bujan, që në mbarim të luftës në Kosovë të zbatohej parimi i vetëvendosjes.
Por shumë shpejt doli se premtimet titiste për të drejta të barabarta të kombeve qenë demagogji. Në Jajce u vendos që popujt e Jugosllavisë të ndaheshin në kombe dhe kombësi, nga të cilat vetëm kombet do të kishin të drejtë të formonin republikë, kurse kombësitë mund të formonin, në raste të veçanta, vetëm krahina autonome në kuadrin e një republike. Shqiptarët, banorë mijëravjeçarë të Kosovës historike, me një unitet territorial të pandërprerë, me një varg qytetesh shekullore, me një kulturë të lashtë të përbashkët, me një popullsi që vinte në radhën e tretë pas serbëve e kroatëve, me një histori të pasur luftërash për pavarësi, i plotësonin të gjitha kushtet për një republikë më vete. Por, nga udhëheqësit e rinj jugosllavë u konsideruan kombe vetëm gjashtë bashkësitë sllave (serbët, kroatët, sllovenët, boshnjakët, maqedonët dhe malazezët), kurse shqiptarët u konsideruan kombësi, pra u përjashtuan si nga e drejta e vetëvendosjes, ashtu edhe nga e drejta për të pasur një republikë më vete. Madje, fill pasi mbaroi lufta dhe pasi u kthyen në Shqipëri dy divizionet partizane shqiptare që kishin luftuar atje kundër forcave gjermane, autoritetet federative të Beogradit dhe nën nxitjen e tyre, në korrikun e vitit 1945 autoritetet serbe të Kosovës e hodhën poshtë rezolutën e Bujanit.
-Përjashtimi i shqiptarëve nga e drejta për të pasur republikën e tyre ishte një veprim arbitrar. Diskriminimi i tyre binte veçanërisht në sy po të kemi parasysh se malazezët, të cilët për nga popullsia ishin gjashtë herë më pak dhe maqedonasit dy herë më pak se shqiptarët, formuan republika më vete, kurse shqiptarët jo. Si rrjedhim pabarazia që ekzistonte në Jugosllavinë e paraluftës, ndryshoi vetëm formën kurse përmasat dhe komponentët për shqiptarët mbetën në fuqi.
- Përfshirjen e shqiptarëve në kategorinë e kombësive, pra diskriminimin e tyre në fushën e të drejtave kombëtare, udhëheqësit e djeshëm të Jugosllavisë titiste dhe qeveritarët e sotëm nacionalistë serbë e "argumentojnë" me tezën e vjetër se gjoja shqiptarët e Kosovës nuk janë autoktonë por janë ardhacakë, dhe me një tezë të re, se ata nuk mund të formojnë një republikë më vete në Federatën ose Konfederatën Jugosllave, mbasi ekziston një shtet shqiptar jashtë saj. Si rrjedhim, sipas tyre, nuk mund të ekzistojnë dy shtete shqiptare në të njëjtën kohë.
- Teza e parë e qeveritarëve serbë nuk ka kurrëfarë baze historike. Nëse shqiptarët në Kosovën historike janë autoktonë apo ardhacakë është rrahur mjaft në historiografi. Në këtë Platformë nuk është e mundur të rreshtohen burimet dokumentare, të cilat rrëzojnë tezën serbe. Këtu mjafton të thuhet shkurtimisht se një mori historianësh, arkeologësh, linguistësh, etnografësh shqiptarë dhe të huajë kanë provuar se banorët e Dardanisë antike, pra të Kosovës historike, i përkisnin etnikonit ilir dhe se ata i rezistuan procesit të romanizimit njësoj si popullsitë e tjera të po atij etnikoni që banonin në provincat jugore ilire. Veç kësaj, tashmë është provuar se shqiptarët janë pasardhësit e ilirëve të jugut, ndër ta edhe të dardanëve, të cilët në kohën antike shtriheshin brenda dhe jashtë trevës së Kosovës së sotme, në Jug deri në Shtip (Astibos), në Veri deri në Nish (Naissos).
-Po ashtu nuk ka asnjë dëshmi historike që të provojë se sllavët e kolonizuan Dardaninë antike në shek. VI ose VII. Toponimia sllave, që historianët serbë sjellin si argument të preferuar për të provuar kolonizimin serb të Kosovës në fillim të Mesjetës së herëshme, nuk ka vlerë, mbasi në burimet dokumentare ato shfaqen në këtë trevë vetëm në fillim të shek.X ishin paganë. Poashtu, pohimi se djepi i shtetit serb ishte në Kosovë nuk ishte i saktë, mbasi dihet se vatra fillestare e tij ishte në krahinën e Rashkës, në Sanxhak. Madje pushtimi i Kosovës nga shteti Serb filloi në fund të shek.XII. Për më tepër, mbretëria mesjetare serbe nuk kishte një kryeqytet të qëndrueshëm. Prizreni ishte një nga kryeqytetet ambulante të këtij shteti, i cili kishte prirjen për t'u shtrirë me anë pushtimesh vazhdimisht drejt jugut, duke përfshirë edhe tokat greke, me synim për ta zëvendësuar Perandorinë Bizantine dhe për ta vendosur përfundimisht kryeqytetin në Kostadinopojë. Askush nuk mund të vërtetojë se sundimi serb në Kosovë vazhdoi më tepër se tre shekuj. Veç kësaj, tashmë janë grumbulluar jo pak të dhëna që vërtetojnë se gjatë këtyre shekujve shqiptarët kanë qenë të pranishëm në trojet historike të Kosovës dhe se presioni i ushtruar nga shteti dhe kisha serbe, në shumicën e rasteve, u realizuan vetëm në sllavizimin e toponimve dhe emrave të banorëve. Madje ka jo pak raste, kur po t'u heqësh emrave prapashtesën sllave, kuptohet se janë banorë shqiptar (si për shembull: Lek-iç, Pal-iç, Petr-iç, Gjon-ovski, etj.). Edhe teza e Beogradit se në Betejën historike të Kosovës, e cila u zhvillua kundër turqëve në vitin 1389, kanë marrë pjesë vetëm serbët, nuk qëndron. Ekzistojnë jo pak njohtime të pavarura, të cilat provojnë se në radhët e koalicionit antiosman luftuan masa të konsiderueshme shqiptarësh, duke përfshirë këtu edhe shqiptarë nga Kosova.
- Poashtu teza që ndeshet në historiografinë jugosllave se Kosova u popullua nga shqiptarët të ardhur nga viset veriore të Shqipërisë pas eksodit serb që ndodhi në vitin 1689, nuk ka mbështetje dokumentare. Para së gjithash, burimet historike nuk vërtetojnë se në vitin 1689 ka ndodhur një ekzod në përmasa aq të mëdha si e paraqet historiografia sebe. Në të njëjtën kohë burimet dokumentare, pa dyshim të njohura nga historianët serbë, nuk flasin për shtegëtime masive shqiptarësh nga viset malore të Veriut në trevën e Kosovës, aq më tepër që popullsia e këtyre viseve në pragun e ngjarjeve të vitit 1689 ka qenë, sikurse dëshmohet nga burimet e kohës, tepër e pakët në krahasim me popullsinë kosovare shqiptare, e cila mbulon hapësirën nga Tetova deri në Nish. Ekzistojnë me dhjetëra burime historike, edhe këto të njohura nga historianët serbë, por të lëna qëllimisht prej tyre në harresë, të cilat vërtetojnë se gjatë shekujve XVI dhe XVII, pra para të ashtuquajturit eksod "masiv" serb të vitit 1689, shumicën dërmuese të popullsisë së Kosovës e përbënin shqiptarët. Gjithashtu nuk mungojnë burime historike të pavarura që provojnë sikurse u tha, se në kryengritjen kosovare të vitit 1689 pjesëmarrja e shqiptarëve të krahinës ishte më e madhe se ajo e serbëve. Duhet shtuar më në fund se eksodi i serbëve të Kosovës nuk ishte një fenomen i veçuar. Ai përfshiu edhe shqiptarët e Kosovës, të cilët kanë shtegëtuar ose në viset e Shqipërisë së sotme (si për shembull, shpërngulja e shqiptarëve nga rrethi i Prizrenit në krahinën e Mirditës) ose mërguan, si edhe serbët, drejt Veriut (si për shembull, shpërnulja në vitin 1737 e mjaftë shqiptarëve nga Kosova dhe vedosja e tyre në territorin e sunduar nga Austria, në fshatrat e Sllavonisë së sotme, në Nikiniç, Hërtovc, Jarak dhe Opalanka).
- Si rrjedhim pretendimet e qeverisë serbe për të drejtat e tyre historike ndaj Kosovës nuk kanë asnjë bazë. Të drejtat historike peshojnë tërësisht nga ana e shqiptarëve mbasi ata kanë qënë vazhdimisht të pranishëm në Kosovë para dhe pas vërshimit të serbëve në Gadishullin e Ballkanik. Tre shekuj mesjetarë të sundimit serb nuk mund ta cenojnë të drejtën historike të shqiptarëve si banorë etnikë,në trevën e Kosovës, ashtu siç nuk e kanë cënuar pesë shekujt e sundimit turk në këto vise. Minoriteti serb në Kosovë është mbeturinë e në sundimit poltik, me të cilin serbët përpiqen të argumentojnë të drejtat e tyre historike, që u takojnë shek XIII-XIV, pra vetëm dy shekujve mesjetarë. Përkundrazi, përmendoret e shqiptarëve u takojnë shekujve në vazhdimësi, pavarësisht se monumetet e tyre të lashta janë shndërruar në gërmadha nga pushtetarët serbë, të cilët me përpjekjet që ndërmorrën në ditët tona për të rrënuar faltoret katolike të kroatëve, treguan se nuk kanë hequr ende dorë nga urrejtja patologjike ndaj fqinjëve të tyre shekullorë. Apelativi që përdor Beogradi se Kosova është Jeruzalemi i serbëve, është një retorikë spekulative, me synime emotive. Mitet nuk mund të përbëjnë argument për të aneksuar një territor që banohet nga një komb tjetër. Jeruzalemi i vërtetë është një vend i shenjtë për të gjithë krishterët, por kjo nuk i jep të drejtë asnjë shteti katolik, protestant apo ortodoks që të kërkojë aneksimin e tij dhe aq më pak të kërkojë dëbimin e banorëve të tij, izraelitët dhe palestinezët. Me të kaluarën e saj mijëravjeçare dhe me shumicën e popullsisë që ajo ka në gjirin e saj, Kosova ka qenë vazhdimisht dhe vazhdon të jetë një gjymtyrë e kombit shqiptar. Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar, me të gjitha mjetet demokratike, duke përfshirë po qe nevoja edhe kryengritjen popullore si mjet demokratik, do ta bashkojë këtë gjymtyrë me shtetin kombëtar shqiptar.
- Teza e dytë e qeveritarëve të Beogradit, pavarësisht se nuk qëndron, FBKSH e konsideron të favorëshme për qëllimin dhe objektivin e vet. Në asnjë nga aktet e panumërta të historisë politike, diplomatike dhe juridike botërore nuk është formuluar ndonjë sentencë e pranuar nga e drejta ndërkombëtare, ku të thuhet se një komb duhet të ketë vetëm një shtet. Pa hyrë në historinë mesjetare, le të kujtojmë nga historia moderne Gjermaninë dhe Italinë, të cilat kanë patur, deri në çerekun e tretë të shekullit të kaluar disa shtete të pavarura. Për më tepër, historia ka të tilla raste edhe në ditët tona. Kombi arab, për shembull, është i copëtuar midis dhjetëra shtetesh dhe askush nuk ka protestuar për këtë shkelje të tezës titiste. Madje, mund të kujtojmë edhe fqinjët tanë të jugut, grekët të cilët edhe pse përbëjnë një komb të vetëm, kanë dy shtete: Greqinë dhe Qipron, që të dyja republika të pavarura dhe të njohura ndërkombëtarisht. Me gjithë atë FBKSH këtë argument titist e konsideron një plus në qëllimn e vet për të patur një shtet të vetëm kombëtar shqiptar në Ballkan, me të gjitha trojet dhe shqiptarët që jetojnë në këto troje brenda këtij shteti.
- Në mbarim të Luftës së Dytë Botërore të drejtave kombëtare shqiptare iu bë shkelje tjetër brutale, me pasoja të thella historike. Fjala është për copëtimin e trojeve të Kosovës historike.
- Sikurse theksuam, Konferenca e Ambasadorëve të Londrës (1913), Kosovën historike, me kryeqytetin e saj Shkupin, ia dha Mbretërisë Serbe me motivacionin e padrejtë anrihistorik se ajo ishte tokë serbe. pavarësisht nga kjo padrejtësi që kryehej në kurriz të kombit shqiptar, shqiptarët e mbarë Kosovës, të cilët për nga numri i popullsisë ishin gati të barabartë me banorët e Shqipërisë, u ndodhën bashkarisht nën një sundim të vetëm - në zgjedhën e pushtetit serb. Duke jetuar bashkarisht, nën zgjedhën e një shteti të vetëm, shqiptarët e Kosovës historike patën mundësi të ruanin lidhjet shekullore ekonomike, shoqërore, politike, kulturore dhe bashkërisht të përballonin luftën për të drejtat e tyre kombëtare. Por, së bashku me shpalljen e gjashtë republikave sllave të federatës, u caktuan edhe kufijtë e tyre politikë. Kufijtë u caktuan në mënyrë arbitrare nga lart, pa asnjë referendum popullor, pa asnjë votë plebishitare. As popullsia shqiptare, as udhëheqësit e saj nuk u pyetën. me qëllim që të thyenin unitetin territorial të shqiptarëve dhe të dobësonin fuqinë e rezistencës së tyre politike, udhëheqësit titistë i ndanë trojet e Kosovës historike në tri pjesë - midis republikave të Serbisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi.
- Republika e Serbisë mori krahinën e Kosovës (Kosovën e ngushtë) së bashku me rrethet e Bujanovcit, Preshevës dhe Medvegjës;
-Republika e Maqedonisë aneksoi pjesën jugore të Kosovës historike( rrethet e Shkupit, Tetovës, Gostivarit, Kërçovës, Kumanovës, Dibrës, Strugës, Ohrit, Prespës, Përlepit dhe Manastirit);
-Mali i Zi mori pjesën veriperëndimore të Kosovës (Plavën, Gucinë, Rozhajën, Ulqinin dhe Tivarin), të cilat në fakt i kishte aneksuar që në vititin 1913.
- Në vështrimin historik ky ishte copëtimi i tretë në kurriz të trojeve shqiptare - i treti pas copëtimit të parë të trojeve shqiptare nga Kongresi i Berlinit (1878) dhe pas copëtimit të dytë që vendosi Konferenca e Ambasadorëve (1913). Por, operacioni i tretë e goditi edhe më tepër unitetin territorial të shqiptarëve. Trojet shqiptare, të cilat para Luftës së Dytë Botërore ishin ndarë midis tre shteteve (Shqipërisë, Jugosllavisë dhe Greqisë), tani ato u copëtuan midis pesë shteteve (Shqipërisë, Serbisë, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Greqisë). Për më tepër, copëtimi i fundit bie në kundërshtim moralisht, sepse nuk është e drejtë të dënohet vazhdimisht me copëtime një komb i pafajshëm; sepse, nuk është e drejtë që në kohët moderne të merren vendime në kurriz të një populli pa votën e tij plebishitare. Koha kur sovranët mesjetarë jepnin dhuratë, si prikë ose si mitë, provinca apo qytete i takon të kaluarës së largët. Në këtë këndvështrim, udhëheqësit e Federatës Socialiste të Jugosllavisë kryen një krim politik në kurriz të kombit shqiptar dhe një dhurim politik në llogari të popullit serb, meqenëse Kosova historike i ishte dhuruar Serbisë nga Konferenca e Londrës në vitin 1913.
-Aneksimi nga Maqedonia i pjesës jugore të Kosovës, e banuar edhe sot e kësaj dite me shumicë dërmuese nga shiptarë etnikë, është edhe një akt tjetër ilegjitim. Nëse arsyetimin e thellojmë më tej, qarqet politike serbe, duke pranuar këtë copëtim, kanë pranuar se pjesa jugore e Kosovës historike, me kryeqytetin e saj Shkupin, nuk është tokë serbe, siç cilësohet në vendimin e vitit 1913. Në fakt, ajo nuk është as tokë serbe dhe as tokë maqedonase. Me popullsinë etnike që ka pjesa jugore e Kosovës historike ose pjesa veriore e Republikës së Maqedonisë, ajo është tokë shqipëtare.
- Lufta e UÇK-së dhe ndërhyrja e forcave ushtarake të NATO-s në Kosovë, në vitin 1999, administrimin i Kosovës nga OKB-ja, në vend që kësaj treve t`i bashkangjitnin edhe tre komunat shqipëtare, Preshevën,Bujanovcin e Medvegjën, u bë një copëtim i ri i trojeve etnike shqipëtare,i katëri për nga radha. Aktualisht sërbët, në sy të ndërkombëtarëve, të KFOR-it dhe UNMIK-ut, iu rrëmbyen trojeve shqiptare përveç Preshevës, Bujanovcit, Medvegjës edhe Mitrovicën Veriore si dhe 2500 hektarë tokë shqiptare të tjera, të cilat u ndanë midis Serbisë dhe Maqedonisë. Sot, për shembull, një familje shqiptare e përbërë prej pesë pjestarësh, që jetojnë në trojet e tyre etnike, për të shkuar tek njëri tjetri, i duhet të marrë 5 viza hyrje-dalëse për të kaluar kufijtë shtetëror artificialë që ka krijuar përmes padrejtësuve historike bota "moderne"!
- Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH) e konsideron situatën e përshkruar më sipër tragjike dhe të papranueshme. Të gjithë shqiptarët, pavarësisht se ku banojnë, këtej ose andej kufirit, brenda ose jashtë trojeve etnike, dëshirojnë bashkimin sa më parë të viseve të tyre në një shtet të vetëm shqiptar, ashtu siç e shtruan në programin e tyre Rilindasit tanë të mëdhenj që në shekullin e kaluar.
- Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH) situatën e sotme të çështjes kombëtare shqiptare e konsideron më të ndërlikuar se në periudhën e Rilindjes Kombëtare. Atëhere, të gjitha trojet etnike shqiptare ndodheshin nën sundimin e një shteti të vetëm - nën zgjedhën e Perandorisë Osmane. Atëhere, të gjithë shqiptarët qenë të rreshtuar në një llogore të vetme dhe bashkërisht qëllonin kundër të njejtit poligon - kundër Portës së Lartë.
Sot; përkundrazi, trojet etnike shqiptare janë të copëtuara midis pesë shteteve, katër nga të cilëat janë shtete të huaja. Natyrisht, ndryshe nga periudha e Rilindjes Kombëtare, sot ekziston një shtet i pavarur shqiptar, i afirmuar në arenën ndërkombëtare, të cilit i takon detyra ta mbajë të shpalosur flamurin e çështjes kombëtare. Kjo sigurisht është një rrethanë pozitive.
- Roli i Shqipërisë është i padiskutueshëm, i rëndësishëm dhe vendimtar për zgjidhjen e çështjes shqiptare. Për të luajtur këtë rol, duhet së pari të vendoset demokracia e vërtetë në Shqipëri. Shqipëria ka të drejtë, por edhe detyrë që të shtrojë për diskutim dhe të kërkojë zgjidhjen nga organizma dhe organizata demokratike të çështjes shqiptare. Prandej, çelësat e çështjes shqiptare edhe më tej do të ngelin në Shqipëri, ku edhe e kanë vendin; sepse, vetëm një Shqipëri demokratike do të mund të bëhej një krah i fuqishëm i shqiptarëve në trojet e veta etnike, të shkëputur me dhunë nga trungu kombëtar. Shqipërisë i takon të dëshmohet si faktori më me ndikim në pozitën e shqiptarëve në Ballkan.
- Në lidhje me faktorin ndërkombëtar duhet patur parasysh se epoka kur hartën politike të kontinenteve e caktonin Fuqitë e Mëdha ka marrë fund që në vitin 1946. Pas Luftës së Dytë Botërore rregullimin e çështjeve ndërkombëtare e mori në dorë Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB), në Kartën Themelore të së cilës u fikësua parimi i vetëvendosjes së popujve; megjithatë, vitet e pasluftës u karakterizuan nga ndarja e Botës në kampe antagoniste dhe nga përpjekjet për të vendosur me dhunë rendin që atyre u përshtatej. Por, në dymbëdhjetëvjeçarin fundit situata ndërkombëtare ka ndryshuar thelbësisht. Kufijtë nuk janë sikur që ishin të palëkundur. Kufijtë ndërkombëtar të ish-Jugosllavisë u bënë kufij shtetesh të reja, se ra Muri i Berlinit, i cili ndante kombin gjerman, se nga ish-Bashkimi Sovjetik u krijuan 15 shtete, se u ndanë Cekia dhe Sllovakia, se Bosnja e Hercegovina, me subjekte të njohura ndërkombëtare, u nda etnikisht dhe territorialisht. Nuk mund të ketë Evropë të Bashkuar me popuj të ndarë. Populli shqiptar është i ndarë dhe ky fakt mbetet ngarkesë e vazhdueshme në ndërgjegen e subjekteve me përgjegjësi të lartë ndërkombëtare; prandej, kufijtë që ndajnë sot shqiptarët ngelin kufij kolonialë.
- Zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare e shtrojmë në kuadër të integrimeve që paraqesin çels të artë për paqë dhe stabilitet. Integrimi i shqiptarëve me shtetin e tyre kombëtar të bashkuar do të mundësojë qarkullimin e lirë të mallrave, të shërbimeve, të kapitalit, si dhe lidhjen me vendet e tjera të Ballkanit, me qëllim të mënjanimit të burimeve të konflikteve. FBKSH-ja beson në integrimet politike, si mjet që mënjanon burimet e konflikteve dhe burimet e luftërave.
- Me shëmbjen e Murit të Berlinit, me përfundimin e Luftës së Ftohtë, koha e rreshtimeve politike dhe e përpjekjeve për të ndryshuar me dhunë rendin botëror mori fund. Si rrjedhim edhe koha kur shtetet ballkanike u rreshtuan në kampe kundërshtare tashmë i takon të kaluarës. Në ditët tona, rregullimin e çështjes ndërkombëtare e morën në dorë organizma të fuqishme botërore ose kontinentale, siç janë: OKB, OSBE, Parlamenti Europian, Këshilli i Europës dhe organizata të tjera, të cilat veprojnë në bazë të Kartave , që kanë vlerën e statuteve të miratuara nga asamble të mbledhura posaçërisht për to. Këto organizma kanë përcaktuar si parimin më të lartë, për zgjidhjen e të drejtave nacionale, të drejtën e vetëvendosjes. Në emër të këtij parimi, Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH) do të mundësojë realizimin e qëllimit të tij themelor.
- Me gjithë përkrahjen nga jashtë, e cila është dhe do të jetë verbale dhe deklarative,FBSH do të mbështetet në fuqitë kombëtare shqiptare.Me fuqitë tona të ndryshojmë gjendjen tonë. Evropa nuk do të bëj thuajse asgjë për shqiptarët perderisa shqiptarët me verprimin e vet nuk do ta detyrojnë për këtë Evropen. Përcaktimet politike për FBKSH, mbesin, por verprimet domosdo do të ndryshojnë. Ne konsiderojmë me shumë rëdësi rendin e lëvizjeve, por dhe zgjedhjen e momentit të volitshëm për veprime racionale.
- Ky Front është i vendosur t`i përdorë të gjitha mjetet demokratike për të korrigjuar të katër padrejtësite e vjetra dhe të reja historike ndaj trojeve shqiptare, duke i bashkuar ato në një shtet të vetëm kombëtar shqiptar. Për frontin për Bashkimin Kombëtar Shqiptar, kjo është e vetmja zgjidhje që iu sjellë paqe, mirëkuptim, prosperitet dhe integrim në BE dhe NATO vendeve të Gadishullit të Hemusit. Kjo është e vetmja rrugëzgjidhje që e kthen përfundimisht Ballkanin nga një fuçi baroti, siç ka qenë historikisht, në një gadishull paqeeje, harmoniedhe zhvillimi të pa parë ekonomiko-kulturor. Shqipëria e Bashkuar nuk do të pjellë të shumtë, sikur pretendojnë kundërshtarët e idesë së një shteti të vetëm kombëtar shqiptar në Ballkan. Shqiptarët njihen historikisht si populli më mikpritës në Botë, që janë natyrë paqësore, që nuk janë bërë kurrë shkaktarë të ndonjë lufte të padrejtë, që nuk kanë zaptuar me pushtim asnjë pëllëmbë tokë të huaj, por përkundrazi, dhe që minoritetet që kanë jetuar në trojet e tyre i kanë trajtuar, respektuar dhe nderuar shumë herë më mirë se bashkëkombësit e vet. Në këto kushte , të gjitha minoritetet që jetojnë në trojet shqiptare do të respektohen dhe do t'i gëzojnë të gjitha të drejtat që i parashikojnë konventat ndërkombëtare.
- SHBA, BE dhe të gjithë faktorët progresist ndërkombëtarë janë angazhuar në një luftë të pakompromis kundër terrorizmit, si armiku kryesor i qytetërimit dhe njerëzimit në ditët tona. Një Shqipëri e Bashkuar do të jetë një aleate cilësore dhe e vendosur përkrah forcave ndërkombëtare kundër terrorizmit në këtë pjesë të ngatërruar të Ballkanit.
- Lejimi i krijimit të shtetit kombëtar shqiptar edhe nga pikëpamja ekonomike do të jetë lehtësi për Europën dhe SHBA. Bashkimi Kombëtar Shqiptar mundëson shfrytëzimin maksimal të pasurive tona kombëtare të nën dhe mbitokës, klimës favorable mesdhetare me 310 ditë diell në vit, qënjen e Shqipërisë një vend i mrekullueshëm turistik, që laget nga dy dete si dhe që ka burime liqenore, lumore dhe alpe që e bëjnë vendin gjithë vitin turistik. Shqipëria e Bashkuar jo vetëm që nuk do të jetë barrë për Evropën dhe SHBA-të, të cilët po i mbajnë me lëmosha të gjitha hapsirat shqiptare, por përkundrazi, do ta lehtësonin atë së paku nga afro 8 milionë shqiptarë që jetojnë kudo në Botë si emigrantë ekonomikë. Një Shqipëri e Bashkuar ka vend për t'i mbajtur në gjirin e vet të gjithë shqiptarët e shpërndarë në të gjithë botën.
- Në Greqinë fqinje prania e shqiptarëve është sa e lashtë po aq edhe e re. Më të hershmit janë shqiptarët etnikë që banojnë prej mijëra vjetësh në trojet e tyre, të cilët janë në vazhdimësi të pandërprerë me territorin e Shqipërisë dhe të cilët kanë qenë për mijëra vjet pjesë përbërëse e territorit shqiptar, pavarësisht nga piramidat kufitare që u vendosën në vitin 1913. Këta banojnë në viset e Çamërisë, të Kosturit dhe të Follorinës, të cilët ose nuk u dëbuan me dhunë ngase ishin ortodoksë ose i bënë bisht dëbimit duke mbajtur të fshehtë fenë myslimane. Ata e flasin gjuhën amëtare shqipe, por që nuk guxojnë të deklarohen se janë shqiptarë. Deri sot shteti grek nuk i ka njohur këta shqiptarë si një minoritet etnik shqiptar në Greqi, të drejtat e të cilëve duhet të jenë , së paku, aq sa të drejta gëzojnë pjestarët e minoritetit grek në Shqipëri.
- Problemi i pazgjidhur çam është ndër prioritet e Frontit për Bashkimin Kombëtar Shqiptar. Janë 300.000 çamë që shovenët grekë, me një gjenocid të paparë, i dëbuan nga trojet dhe pasuritë e tyre në vitin 1945. Fronti për Bashkimin Kombëtar Shqiptar, së bashku me strukturat e tij, do të punojë lidhur me këta probleme të arrijë këta objektiva:
- T'i detyrojë autoritetet shtetërore greke që të lejojnë rikthimin e çamëve në trojet e tyre dhe pasuritë e tyre nga janë shpërngulur me dhunë;
- Autoritetet greke t'u kërkojnë falje publike çamëve për gjenocidin e ushtruar ndaj tyre, ashtu siç bënë vendet përgjegjëse për gjenocidin e ushtruar ndaj hebrejëve;
- Të dëmshpërblehen çamët për të gjitha dëmet që u janë shkaktuar prej këtij gjenocidi masiv;
- Çamët e riatdhesuar në trojet e tyre nga janë përzënë me dhunë prej shovinistëve grekë të gëzojnë po ato të drejta që gëzojnë minoritarët grekë në Shqipëri.
- Gjatë historisë së tyre mijëvjeçare, shqiptarët kanë qenë të detyruar të brahtisin herë pas here, individualisht ose kolektivisht për shkaqe të ndryshme (politike, ekonomike, shoqërore ose fetare) trojet e tyre etnike dhe të vendosen në vise të tjera larg atdheut të tyre. Shpeshherë, grupet shqiptare të diasporës i kanë ngritur vendbanimet e tyre në afërsi me njëri-tjetrin, duke krijuar bashkësi krahinore shqiptare në trupin e etnive të tjera. Fillimet e këtyre diasporimeve humbasin në thellësit e shekujve. Jo pak prej bashkësive shqiptare të diasporuara, që njihen në fushën e dokumentacionit, janë asimiluar prej kombësive të atdheut të ri. Nga burimet historike dihet se të tilla bashkësi shqiptare të diasporës kanë mbijetuar deri në shekullin e kaluar ose deri në fillim të shekullit tonë, në Bullgari, në Thrakë, në Besarabi, në Ukrainë, në Sllavoni, në Dalmaci, në Sanxhak, në Egjypt e gjetkë. Vetëm banorët e disa krahinave të diasporës shqiptare në Greqi dhe në Itali ende e ruajnë identitetin e tyre etniko-linustik të të parëve të tyre, si gjuhën shqipe dhe kulturën shpirtërore të stërgjyshërve të lashtë.
- Në fakt, Greqia dhe Italia kanë qenë vendet ku diasporimi mesjetar i shqiptarëve ishte më masiv se gjetkë. Në Greqi, vendosja e shqiptarëve të shpërngulur nga trungu etnik filloi të paktën në shekullin XII, por përpjestimet më të mëdha i mori në sheku. XIV; kurse, më vonë numri i tyre ka qenë i kufizuar. Ata u vendosën pjesërisht në krahinat greke të Peleponezit (Korinth, Argolidë, Lakoni, Elidë, Arkadi, Meseni), pjesërisht në Greqinë kontinentale (Atikë, Beoci, Etoli, Akarnani, Thesali) dhe pjesa tjetër në ishujt grekë të Egjeut (Hidra, Speca, paros, Salaminë, Eube).
- Në gadishullin Italik diasporimi masiv i shqiptarëve ndodhi në shek.XV. Ata u vendosën kryesisht në Italinë e Jugut (në provincat e Kozencës, katanxaros, Kampobassos, Foxhias, teramos, Leçes e gjetkë) dhe në disa fshatra të Siçilisë (në provincat e Palermos, Katanias dhe Xhirxhentit).
- Jetesa për shekuj me rradhë larg atdheut dhe presioni i vazhdueshëm i popullsisë greke ose italiane në gjirin e të cilëve ato bashkëjetojnë, solli si pasojë që disa nga bashkësitë krahinore shqiptare të Greqisë dhe të Italisë me kohë të asimilohen duke ruajtur vetëm kujtimin e origjinës së tyre etnike. Megjithatë, jo pak nga pasardhësit e kësaj diaspore mesjetare shqiptare e kanë ruajtur gjuhën shqipe dhe kulturën shpirtërore shqiptare, të cilat dallohen nga ato të fqinjëve të tyre grekë ose italianë. banorët e këtyre bashkësive shqiptare në botën greke quhen arvanitë, sipas emrit mesjetar por të deformuar të shqiptarëve "arbanitë", kurse në disa vise veten e tyre e quajnë arbërorë. Aktualisht është e dokumentuar se mbi 200.000 arvanitë e flasin gjuhën shqipe në Greqi. Përkundrazi, pasardhësit e diasporës mesjetare shqiptare të Italisë nga italianët quhen "albanezi", kurse veten e tyre e thërrasin "arbëreshë". Llogariten mbi 150.000 arbëreshë që e flasin gjuhën shqipe.
- Diasporime të tjera të herëshme ose edhe më të vona ka edhe në vende të tjera. Në bazë të parimeve të njohura në të drejtën ndërkombëtare, ata përbëjnë një minoritet linuistiko-kulturor. Si rrjedhim, në bazë të dokumentave themelore të shpallura nga organizmat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe të minoriteteve linguistiko-kultirore, ata kanë të drejtën që të mësojnë, në ambientet e shkollave të vendeve ku jetojnë, shkrimin dhe leximin e gjuhës shqipe, të paktën dy orë në javë jashtë ürogrameve mësimore të shteteve ku jetojnë. FBKSH-ja do të punojë për ta mundësuar realizimin e kësaj të drejte.
- Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar, i ndërgjegjshëm se kudo në Botë punojnë dhe jetojnë afërsisht 9 milionë shqiptarë, si diasporë, si emigrantë ose si refugjatë, merr përsipër gjetjen e rrugëve dhe mjeteve më dobiprurëse për organizimin e tyre në shtetet ku banojnë, si dhe i përcakton vetes obligimin për t'u bërë një faktor i rëndësishëm më shumë për të mbrojtur të drejtat dhe liritë themelore, me qëllim që të mos trajtohen si qytetarë të dorës së dytë në vendet ku jetojnë dhe punojnë.
FBKSH vlerëson lart rolin që kanë luajtur dhe luajnë gratë dhe vajzat shqiptare në historin e kombit tonë. Ato numurikisht e kalojnë më shumë se gjysmën e popullsisë së kombit shqiptar. Pa llogatitur mirë, pa vlerësuar si duhet dhe pa tërhequr gratë dhe vajzat shqiptare në proçesin e ribashkimit të Shqipërisë dhe krijimin e shtetit etnik shqiptar, ky proçes do të bëhej i pamundur. Ndaj FBKSH punon dhe vepron me përkushtim në këtë drejtim për ta pozicionuar si duhet këtë forcë vitale të kombit tonë përkrah vëllezërve, burrave, prindërve dhe djemve të tyre në këtë proçes madhor të ribashkimit, duke qëndruar larg dhe në luftë të ashpër me konservatorizmin, patriakalizimin, fanatizmin dhe nënvleftësimin e fuqisë mendore, shpirtërore dhe fizike të grave dhe vajzave shqiptare.
- Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar ka si strukturë të rëndësishme politike Komitetin e Përgjithshëm të FBKSH-së. Komiteti i Përgjithshëm zgjidhet njëherë në 4 vjet nga delegatët e Kuvendit Kombëtar të FBKSH-së.
- Kuvendi i FBKSH-së zgjedh një Kryesi Qendrore e cila udhëheq dhe drejton punët midis dy Mbledhjeve të Komitetit të Përgjithshëm të FBKSH-së. Këto struktura shtrihen dhe veprojnë në të gjitha hapësirat shqiptare.
- Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar ka edhe strukturat e tjera adeguate që do të mundësojnë realizimin e obkektivit të tij madhor.
- Platforma, strategjitë dhe taktikat e veprimit, si dhe strukturat, rregulli, disiplina dhe funksionimi i këtyre strukturave përcaktohen me akte të veçanta të miratuara nga Kryesia e Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar.
- Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH) e ka selin e vet qendrore në Tiranë.
- Komiteti i Përgjithshëm i FBKSH dhe Kryesia e FBKSH e ka selinë e vet qendrore në Tiranë. Ky Komitet ngre strukturat e veta në të gjitha hapsirat shqiptare.
- Pjesë përbërëse të Komitetit të Përgjithshëm të FBKSH-së janë edhe pesë komitetet e tjera, me seli në: Tiranë, Prishtinë, Shkup, Ulqin dhe Prevezë, si dhe komitetet që ngihen në të gjitha shtetet ku punojnë dhe jetojnë shqiptarët e emigruar.
- Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH), si dhe të gjitha strukturat e tij, punojnë, veprojnë dhe funksionojnë mbi bazën e Platformës, Statutit dhe rregulloreve të posaçme të miratuara nga KUVENDI KOMBËTAR, si organ më i lartë i FBKSH-së.
Tiranë, 13 korrik 2002
Adem Jashari lindi në Prekaz të Drenicës, më 28 nëntor 1955.Këtë vit, Shaban Jasharit, krahas Festës së Flamurit, që e festonte për çdo mot, ju shtua edhe një festë tjetër - Ditëlindja e djalit të cilin e pagëzoi: Adem. Dhe ishte e natyrshme që mbi djepin e t´posalindurit në këtë ditë, Djepi të mbulohej me flamurin e Skënderbeut.Kështu ndodhi atë ditë në familjen Jashari, në Prekazin e Ahmet Delisë. Familjes se xha Shabanit iu shtua edhe një pushkë, në Drenicë jehuan krismat e pushkëve për flamur dhe ushtarin e posalindur të lirisë. Xha Shabanit ju duk se jehona e pushkëve që u zbrazën për lindjen e Adem Jasharit po shpërndahej valë - valë nëpër Drenicë e Kosovë si jehona "Oooo o o prite, prite Azem Galicën o heeejjj", e atij sikur ju duk se po ndëgjonte jehonën: "Prite, prite Adem Jasharin o heeejjj". S´do të ishte çudi që atë ditë, xha Shabani t´i kishte ndëgjuar të dy jehonat, se atë ditë e kaluara po e përcaktonte të ardhmen, ishin bërë një. Atë ditë, Flamuri - Lindja - krisma - jehona ishin determinim i një lavdije të madhe. Adem Jashari erdhi në këtë botë me të vetmin ndryshim nga gjithë moshatarët e tij se ky u lind në ditën e fitorevë më të lavdishme të popullit shqiptar, në Ditën e 28 Nëntorit. Kështu nisi jeta në vazhdimësi në Prekazin e lavdive të përsëritshme. Në festë me krisma e këngë edhe vdekjen e bëjnë me krisma e këngë. Xha Shabani ishte i kujdesshëm me të gjithë fëmijtë, por ndaj Ademit tregonte një kujdes të veçantë, ndoshta pse i kujtohej dita e lindjes, i kujtoheshin krismat e pushkës dhe jehonat e përsëritura të atyre krismave në 28 Nëntorin e vitit 1955. Xha Shabani pas Luftës së Dytë Botërore, për një kohë pati ushtruar profesionin e mësuesit, por për shkak të veprimtarisë atdhetare ai do të largohet nga procesi mësimor dhe do merrej me bujqësi. Ai pa ndonjë ngurri vendosi të merrej me punimin e tokës dhe edukimin e fëmijëve në frymën e atdhetarizmes. Kështu po rritej Ademi së bashku me vëllezërit më të mëdhenj, Rifatin dhe Hamzën. Ademi kishte një interesim të veçantë për armët, për të bëmat e prekaziotëve gjatë historisë e sidomos i interesonte akti tepër burrëror i Ahmet Delisë dhe ndihma që ai i pati dhënë fqiut, që ishte sulmuar nga bandat serbe. Sopata e Ahmet Delisë, ajo që bandës çetnike i ndau kokat në dysh, ishtë bërë legjendë, legjendë e historisë në mbrojtje të nderit dhe dinjitetit kombëtar. Adem Jashari kishte një interesim të veçantë për Emin Latin, prekaziotin bashkëluftëtar të Azem e Shotë Galicës, të atij brezi trimash, që në gjithë shqiptarinë njiheshin për të burrëri e trimëri. Ndonëse ky brez i trimave me nam të lirisë, Kosovës nuk i sollen çlirimin e bashkimin kombëtar, por brezave ju lan amanet: pushkët trimërore të lirisë. Ky amanet përcillej nga brezi në brez, nga luftëtari ke luftëtari me porosi, që të përcillej si stafetë deri në fitoren mbi armikun e kombit. Prekazi në mënyrën më besnike e përcolli amanetin e luftëtarëve të lirisë, jo vetëm duke e mbajtur syrin në shënjestër, por duke përcjell jehonën e pushkëve të lirisë nga Prekazi në Drenicë e në Kosovë, jehonë që i mbulonte të gjitha tokat e pushtuara të Shqipërisë. A nuk e tregoi këtë edhe Kulla e Shasivar Alisë, në dimrin e ftohtë të vitit 1945? A nuk u përsërit kjo nga pasardhësi i Emin Latit me 13 maj 1981, kur Tahir Meha mbuloi me turp njësinë speciale të policisë beogradase, duke i shkaktuar humbje të mëdha edhe në njerëz edhe në teknikë luftarake agresorit, që kishte aktivizuar për shuarjen e celulave kryengritëse.Të gjitha këto dhe shumë të tjera që s'u përmendën, lanë gjurmë të thella në edukimin atdhetar të Adem e Hamëz Jasharit dhe çetës së tij trime. Adem dhe Hamez Jashari do të betohen para varrit të Tahir Mehës, se do të vazhdojnë luftën për çlirim deri në fitore. Dhe, ecen guximshëm rrugës së luftëtarëve kombëtarë, duke ngritur si në aspektin organizativ, njashtu edhe duke rritur numerikisht, numrin në rradhët luftëtarëve të lirisë e të pavarësisë, duke ngritur efikasitetin e luftës çlirimtare, me çka ndryshuan rrjedhat e historisë dhe hapen një epokë të re - Epokën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Demonstratat e vitit 1981, ngjarjet e Pranverës së madhe studentore të vitit 1981, të cilat u shëndrruan në Lëvizje të madhe popullore, që me vite mbajten të ndezur flakadanin e lirisë e të çlirimit të kombit, patën ndikim të fortë patriotik në brezin që formuan, organizuan dhe udhëhoqen politikisht dhe ushtarakisht Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Adem Jashari dhe çeta e tij ka qenë dhe ka mbetur bërthama themeltare e UÇK-së. Në histori mundet edhe të ndodhin ngjarje të rastsishme, por Adem Jashari, çeta dhe familja e tij nuk janë rastësi e historisë, ata me ndërgjegje e vendosmëri u përgatitën për kthesën vendimtare të historisë sonë më të re. Adem Jashari nuk shkoi rastësisht në Shqipëri për të përsosur artin e luftës, të cilin e përvetësonte me shpejtësi të rrufeshme, dallohej nga i gjithë brezi i tij. Në përgatitjet ushtarake tregoi aftësi dhe cilësi të larta në përvetësimin e artit të përdorimit të armeve të ndryshme për luftën çlirimtare. Adem Jashari, ndryshimet që po bëheshin në vitet 90, i shihte me optimizëm, prandaj me vendosmëri e sinçeritet të lartë nisi angazhimin e tij në sferën ushtarake, për organizimin e luftës çlirimtare. Adem Jashari dhe çeta e tij nuk ishin nisur në rrugën e luftës për liri, për hirë të këtij apo atij lideri, pse ky apo ai i paskan sytë e zinj. Ata ishin nisur për çlirimin e Kosovës pa bërë llogari meskine, karieriste apo grabitëse. Ata e donin Kosovën e lirë e të pavarur. Ata ishin të liruar nga ideologjizmat, veç shqiptarizmës. Adem Jashari dhe çeta e tij ndryshimet politike që ndodhen në vitet 90 i priti me optimizëm, besoj shumë, por nuk do të kalojë shumë kohë dhe do të zhgënjehen se kasta e "re" e politikajve po bëhej pengesë e rrjedhave të reja të historisë, po ngulfaste shpirtin luftarak të shqiptarëve liridashës. Kur në fund të vitit 1991, në Kosovë po bëheshin arrestime të të gjithë atyre që ishin përgatitur në Shqipëri, Adem Jashari do të njoftojë çetën e tij dhe të kërkojë nga ata, që të ishin vigjilent se çdo natë armiku mund t´iu trokaste në porta. Ai do t´iu thotë shokëve: "Armët nuk i kemi marrë që t´ia dorëzojmë armikut, por që ta luftojmë deri në fishekun e fundit". Më fjalën e komandantit u pajtuan të gjithë. Dhe, nuk vonoi dita kur armiku do të trokas në portën e Jasharëve. Ishte mëngjesi i hershëm i 30 dhjetorit 1991, ku armiku me një makineri të tërë policore kishte rrethuar Jasharajt dhe kërkuan dorëzimin e Adem Jasharit dhe Jasharëve tjerë. Adem Jashari me vëllezër e shokë apelit të armikut për dorëzim ju përgjigjen me breshëri armësh nga shumë drejtime. Ishte e çartë, çeta e Prekazit kishte vendosur epokën e luftës çlirimtare, ata mes jetës se burgut e të poshtërimit kishin zgjedhur jetën e lavdisë e të lirisë, me të gjitha pasojat që mund t´i kishte. Vetëm të guximshmit nëpër kohë të ndryshme i kanë ndërruar rrjedhat e historisë, kështu ndodhi edhe me Adem Jasharin dhe çetën e tij. Kështu nisin aksionet luftarake mbi policinë e armikut, fillimisht në Drenicë, e për t'u përhapur më vonë ne Llap e Dukagjin, në Drini e kudo në Kosovë.UÇK po bëhëj shpresë për popullin dhe tmerr për armikun, armikut po i rrëshqiste dheu nën këmbë, pasigurinë e shihte të çdo kaçube. Adem Jashari ishte kudo. Ai po bëhej legjendë. Ai ishte kudo ku sulmohej armiku, ai ishte në çdo cep të Kosovës. Vetëm frikacaket nuk mund t´i besonin trimërive e të bëmave të Adem Jasharit, ata nuk dëshironin ndeshjen me armikun dhe sa herë që çeta e tij sulmonte e vriste policinë kriminale të armikut do të thonin: "Këta janë dorë e zgjatur e armikut, janë të Sheshelit apo të Arkanit etj.", - dhe kjo nuk ishte diçka e re, dikush duhej të mbulonte kolaborimin me Beogradin, por paraprakisht duhej akuzohej tjetri. Adem Jashari kishte shumë mundësi, ai kishte zgjedhur me ndërgjegje mundësinë e luftës së armatosur për liri e pavarësi, anipse ai i dinte mundësitë e veprimit luftarak të UÇK-së. Pas luftës se 26 nëntorit 1997, në Llaushë të Re, ku mori pjesë Ademi me çetën e tij, nga e cila armiku u tërhoq me bisht nën këmbë, armiku do të bëjë plane për zhdukjen e Adem Jasharit. Kjo do të ndodhë me 22 janar 1997. Një bandë kriminele kishte sulmuar familjen Jashari, me qëllim që të zhdukej kjo çerdhe e rrezikshme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Por, falë gjakftohësisë e guximit të familjes dhe ndihmes që erdhi nga çeta, armiku u tërhoq pa arritur qëllimin. Ato ditë e tërë Kosova sikur ishte në Lagjen e Jasharëve. Nuk ishte e vështirë ta kuptoje mesazhin që kishte lënë armiku. Armiku ishte tërhequr i bindur se nuk kishte gjetur mënyren e eliminimit të Adem Jasharit dhe familjes Jashari. Armiku dëshironte qoftë edhe largimin e Jasharajve nga trojet e tyre, por Jasharajt nuk i lëshonin trojet stërgjyshore. Ata as të vdekur nuk donin të shkuleshin nga vendi i tyre, për çka kishin nisur luftën. Adem Jashari dhe gjithë Jasharajt nuk e donin ikjen e poshtërimin, ata e dëshironin qëndresën, e donin lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Armiku pas disfatës së 22 janarit kishte filluar përgatitjet për një sulm të përmasave të mëdha policore dhe ushtarake, dhe ky sulm do të fillojë në mëngjesit e hershëm të 5 prillit 1998, pak ditë pasi policia armike kishte pasur një disfatë të Lisat Binak, në Likoshan. Këtë herë forca të mëdha ushtarake dhe policore e kishin rrethuar Prekazin, me orientim kryesor Lagjen e Jasharëve. Lufta për eliminimin e Jasharëve ishte e rreptë. Armiku Prekazin e kishte vendosur në rreth të hekurtë dhe sulmonte nga shumë anë. UÇK-ja aso kohe i kishte mundësitë e kufizuara të sulmit e të depërtimit. Adem Jashari dhe çeta e tij sulmit armik ju përgjigjen me sulm. Lufta që zhvilloi Adem Jashari me shokë që e madhe. Sulmi i armikut vinte nga larg. Pas një rezistence të gjatë dhe herioke, armiku arriti të djegë e shkatërrojë Lagjen e Jasharëve, por jo kurrë vendosmërinë për të vazhduar luftën për liri e pavarësi. Adem Jashari deri në vdekje luftoi e këndoi, jo vdekja e Adem Jasharit nuk është vdekje është përjetësi. Lufta për Prekazin që e ashpër. Qëndresa ishte e madhe.Ushtria Çlirimtare e Kosovës humbi prijetarin e saj. Kosova fitoi komandantin legjendar. Me aktin e rënies se Jasharëve, Kosova mundi frikën dhe për lirinë e pavarësinë u hapen shtigje të reja. Adem Jashari - legjendë, solli kualitet të ri në filozofinë dhe mendësinë e shqiptarëve për jetën, atdheun, lirinë për nderin dhe dinjitetin e kombit. Rënia heroike e Adem Jasharit i dha shtytjen më të fuqishme mobilizimit, strukturimit dhe profesionalizimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ushtria Çlirimtare e Kosovës fitoi hapësira të reja veprimi. Komandanti Legjendar i UÇK-së me jetën, veprën dhe lavdinë e tij i dha kualitete dhe përmasa të reja 28Nëntorit - Festës sonë Kombëtare.
Komandanti legjendar
Më 5 mars 2001, bëhen 4 vjet prej ditës kur, në Luftën e Madhe kundër forcave policore e ushtarake serbe, në Prekaz, ra heroikisht Adem Jashari, Komandanti legjendar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Me veprën e tij luftarake, begatoi legjendariumin tonë kombëtar edhe me një petk të ri të realitetit mbinjerëzor. Besën shqiptare e stolisi edhe me një kurorë madhështore. Trimërinë tradicionale e ngriti në piedestal. Poetikës sonë i dhuroi edhe një kryeprotagonist të famshëm. Historisë i shtoi një kaptinë të veçantë e më të lavdishme. Mbarë botës, edhe një herë, i tregoi se çfarë çmimi mund të paguajë populli shqiptar për liri e pavarësi. Babai i tij, Shaban Jashari, ndihmoi formimin patriotik të Adem Jasharit. Ai, më 1937, mbaron mësimet në gjuhën arabe në Medrese të Mitrovicës. Leximin dhe shkrimin shqip i mësoi si autodidakt. “Shquhej me bindje të paluhatshme fetare, kombëtare e shkencore. Pas Luftës së Dytë Botërore, u gjet me ditar në dorë. I takonte gjeneratës së parë të mësuesve në Drenicë. Filloi punën në shtëpitë shkolla dhe në kushte më të vështira”. Ishte koha kur nxënësve shqiptarë, sipas teksteve e programit pansllavist serb, duhej t’u shpjegohej se “të parët e popullit tanë ishin sllavët”! Çdo gjë kombëtare shqiptare trajtohej si nacionaliste e armiqësore. Mësuesi trim bile në kundërshtim flagrant me norma të huaja pedagogjike në shkollat shqipe. Frymëzohej veçanërisht nga Bajram Gashi i Rezallës, atëdhetar i dëshmuar, nip i tij, hoxhë, mësues dhe inspektor i shkollave. Tani e tutje, nxënësve u mësonte vjersha të Naimit, Mjedjes e Fishtës. U thoshte se “të parët e popullit tonë janë ilirët e jo sllavët”. Në debate ilegale, shpesh shtronte pyetje: “A ka besë me të pabesët; a ka bashkëjetesë me ata që e gjuajnë gurin dhe e fshehin dorën; që të vrajnë natën e të qajnë ditën; Vallë sa miliona shqiptarë do të ishin sot në Ballkan, po të mos e kishim përbindëshin serb midis nesh. Ndiej dhembje për ata që, edhe sot ëndërrojnë për ndonjë “bashkim-vëllazërim” me shkie. Sa herë e provuam këtë politikë, e paguam me kokë”. Regjimi komunist në Skënderaj, më 1951 e largon nga puna, me akuza se “është religjioz, nacionalist dhe bashkëpunëtor i Dervish Koprivës, njëri nga ballistët e njohur në Drenicë”. Nxënësve, dashamirëve, po edhe bijave e bijëve të vet shpesh, u fliste me emocione të thella për dijetarë dhe trima të Prekazit e më gjerë, për Ahmet Delinë, Mursel Ahmetin, Ramë Islamin, Emin Latin, Hafëz Arifin, Hys Feratin, e më në fund për Nebih e Tahir Mehën. Tahir Meha, më 13 maj 1981, mu në ditën e festës tradicionale të Sigurimit shtetëror jugosllav, prej kullës së vet, lufton me një njësit të policisë sekrete, që e rrethuan dhe donin të arrestonin. Në Kosovë ndodhej edhe ministri jugosllav i punëve të brendshme, krimineli Franjo Herleviç. Sulmojnë me tanke e helikopterë. Ishte kjo lufta e parë e armatosur kundër regjimit okupator, pas 32 vitesh, kur Rifat Berisha, më 17 maj 1949, lufton kundër forcave policore – ushtarake në Gajrak të Malishevës. Ranë dëshmorë Tahiri dhe babai i tij Nebihu, pasi vranë 4 policë dhe plagosën disa të tjerë. Varrimi bëhej më 15 maj 1981. Pjesëmarrja e shqiptarëve ishte e ndaluar rreptësisht. Ademi, megjithë urdhërin policor, së bashku me babanë, Shabanin, dhe të vëllanë, Hamzën, u gjetën aty. Në shenjë të pikëllimit të thellë, që të tretë së bashku me të pranishmit e paktë, mbi varret e këtyre dëshmorëve betohen: “Lufta me Serbinë do të shkojë deri në fund”. Kjo ishte edhe një ditë historike, kur Adem Jashari i shpalli luftë Serbisë. Ai qysh i ri, organizoi dhe mori pjesë në demonstrata, si në Skënderaj, Mitrovicë e Prishtinë, kundër Kushtetutës së tankeve, më 1989/90, me të cilën Serbia suspendoi KSA-në e Kosovës dhe bëri ripushtimin klasik të saj. Adem Jashari, më 3 nëntor 1991, shkon në Akademinë Ushtarake “Skënderbej” – Dega e Forcave Tokësore në Tiranë, për stërvitje, që organizohej si kurs njëmujor. I takoi kontingjentit të parë. Mësoi qitjen me të gjitha llojet e armëve, që nga pistoleta e deri te mortajat e granatahedhëset. Tregoi rezultate shembullore. Më 30 vjetor 1991, “në orët e hershme të mëngjesit, forca të mëdha policore, me armatim të rëndë, rrethojnë Familjen Jasharaj. Kërkonin dorëzimin e Ademit ose do ta pushkatonin babain e tij Shabanin, që e mbanin peng. Rifati, Hamza dhe Ademi u shpallin rezistencë të armatosur. Të shtëna dëgjohen edhe nga fqinjtë përreth. Kolona të gjata njerëzish, nga të gjitha anët e Drenicës, nisen në drejtim të Prekazit. Situata qetësohet kah ora 16, me ndërhyrjen e subjekteve politike shqiptare. U keqtrajtuan me dhjetra gra, fëmijë e pleqë”. Më 26 nëntor 1997, në Rezallë të Re, së bashku me shokët, pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, theu sulmin e një ekspedite ushtarako-policore. Më 22 janar 1998, trojet e Adem Jasharit rrethohen për së dyti. Të vetmit, që e mbijetuan këtë rrethim, janë Bajram Gashi, nipi i tyre dhe Iliriana, bija e Rifatit. Bajrami tregon: “Në mrëmje të 21 janarit, shkova te dajtë. Ishte muaj i ramazanit. Në kullë, për fat, i gjeta dajën Shaban me të dy djemtë, Hamzën e Ademin. Më pritën me gëzim të madh, sikur po e dinin se kjo ishte pritja e fundit. Ademi, pasi u terrua, veshi armët dhe u nis për në detyrë të vet. Daja Shaban, në bisedë, më tha: ‘Po nipo po, po flitet si do të na rethojnë. Por, neve, përveç vdekjes, s’ka forcë që na detyron t’ia kthejmë shpinën pragut të shtëpisë’. Të nesërmen, para syfyrit, dola në korridor të odës, për të marrë abdest e për të falur sabahin. Papritmas, afër dritares, shpërtheu një bombë. U thyen xhamat. Daja Shaban tha: ‘Bajram, u rrethuem’. Mori automatikun dhe, prej dritares, shtinte pa ndërpre. Nipat, Besimi (16), biri i Hamzës, dhe Kushtrimi (13) e Fitimi (17), bijtë e Ademit, që ishin me ne në kullë, sikur bënin gara me gëzim, në ndonjë lojë, kapën armët dhe filluan luftën. Nga bomba e dytë, dera ra përbrenda. Kulla u mbush me tym. Hamza me Zarifen, të shoqen e Rifatit dhe me të dy vajzat, Iliranën (24) dhe me Selveten (20), bijën e vet, luftonin nga shtëpia e vjetër. Adilja, shoqja e Ademit, mbante lidhjet shtëpi-kullë. Feridja, shoqja e Hamzës, kujdesej për strehimin e fëmijëve. Mu aty, shpërtheu edhe bomba e tretë. Përeç demolimeve, s’pat pasoja të tjera. Ishte luftë e vërtetë. Dukej sikur oborrit i shkonte flakë. Filluan të shtëna edhe nga fqinjët. Daja Shaban, në stilin e Azem Galicës, lëshoi kushtrimin me zë të lartë: ‘O pritmi në atë anë e mos mi lësho asnjë të gjallë’. Në ora 6 të mëngjesit, armiqtë tërhiqen. Iliriana e Selveti kishin marrë plagë të lehta. Ndihmë mjekësore u ofruan mjekët dr. Abdyl Salihu dhe dr. Bajram Rexhepi, tani kryeministër i Kosovës, që erdhën prej Mitrovicës. Më vonë erdhi edhe Ademi. Më përqafoi, duke më thënë: ‘A ti Bajram po lufton kështu a’? Edhe sot më duket se mustaqet e tij të gjata, ende më kanë mbetur në faqen time të djathtë”. Më 28 shkurt 1998, Adem Jashari me bashkëluftëtarët, nxitoi në frontin e luftës në Likoshan e Qirez. Edhe aty jep një kontribut të veçantë për thyerjen e hordhive gjakatare serbe. “Më 5 mars 1998 rrethohet pjesa më e madhe e Drenicës Veriore. Adem Jashari, përmes radiolidhjeve, nga Jetullah Geci në Llaushë, njoftohet se, nga Mitrovica për Skënderaj, po arrinte një kolonë e gjatë e forcave policore e ushtarake serbe. Prej andej do të fillojë rrethimi i Prekazit të Poshtëm’. Në pikësynim ishin Kulla dhe shtëpitë e Adem Jasharit. Vinin edhe tri kolona, nga Prishtina në drejtim të Gllogofcit; nga Klina drejt Malishganit dhe tjetra depërtonte prej Siçeve, Kopiliqi e Açareve. Ndërkohë, vetëm rreth fshatit Prekaz i Poshtë, vëreheshin mbi 100 automjete, prej të cilave 70 të blinduara. Në Fabrikën e Municionit, sipas njoftimeve të OSBE-së, ishin pozicionuar forca të specializuara serbe. Të gjithë ishin në gatishmëri luftarake. Prekazin, pak më vonë, e rrethojnë edhe 200 automjete të blinduara. Ishte e pamundur që dikush të ofronte ndihmë. Familja e Adem Jasharit, njëzëri, vendosën të mos largoheshin nga shtëpia. Ata që ishin të aftë, kapën armët dhe zunë pozitat për luftë. Të gjithë angazhohen për ndihmë njëri-tjetrit, pavarësisht nga mosha e gjinia. Rreth orës 6 të mëngjesit, nga Fabrika e Municionit, dëgjohen tri të shtëna. Supozohet se paralajmëronin luftën. Nga ora 6.45, prej kësaj fabrike dalin forca të mëdha të artilerisë së rëndë. Vendosen në Mishlan, kodra më e lartë në lagje, përballë shtëpive të Jasharajve, në lindje. Ky ishte rrethimi i fundit dhe më i forti. Sipas vëzhguesve, në rrethimin e Prekazit të Poshtëm, përkatësisht të lagjes së Jasharajve, ishin angazhuar afro 8000 trupa. Komandanti Legjendar Adem Jashari, në bisedë telefonike me njësitin e UÇK-së në Llaushë, u thotë: ‘Për hajr na qoftë lufta’, duke shprehur kështu vendosmërinë e një ushtaraku trim e të pathyeshëm. Filloi sulmi i pakrahasuar nga të katër anët. Lufta zgjati tërë ditën. Në mbrëmje, të shtënat ishin paksa më sporadike. Vritet Adile Jashari, bashkëshortja e komandantit, duke i ndihmuar burrit me armë e municion. Më 6 mars, lufta vazhdon me të njejtin intensitet, por nga distanca. Serbët kurrë s’kanë bërë luftë ballë për ballë, por vetëm nga distanca. Nga rezistenca e Komandantit dhe e Jasharajve, forcat serbe shpesh tërhiqeshin nga një pozicion në tjetrin. Fitim Jashari (17), djali i Komandantit, dy ditë e ka mbajtur pozicionin e vet luftarak, derisa ka rënë trimërisht. Luftuan edhe të gjithë të tjerët, që ishin të aftë për ta mbajtur pushkën dhe për aq sa patën municion. Më 7 mars, që nga mëngjesi, forcat armike shumëfishohen. Detonimet ishin edhe më të fuqishme. Deri në momentin e fundit Komandanti s’e ndërpreu këngën ‘Besa-Besë’. Këndonte sepse, siç thoshte vet: ‘Erdhi dita të luftojmë në front dhe haptas me Serbinë. Jemi në pozicionin më të shenjtë dhe më të shtrenjtë – pranë vatrës dhe tokës sonë etnike. Kam bindje të plotë se Serbia, pas kësaj lufte, do të humbë. Kosova dhe shqiptarët do të çlirohen përgjithmonë’. Këndonte për ta forcuar moralin luftarak të familjes, në çastet kur të gjithë e shikonin vdekjen për së afërmi. U thoshte: ‘Mos u frikësoni. Qëndroni trimërisht, ashtu qysh keni qëndruar gjithmonë’. Një predhë e rëndë, ndoshta raketë tokë-tokë, godet shtëpinë e Komandantit, nga pjesa verilindore. Ia qëllon dhomës ku ishin trehuar 14 veta, të moshave prej 7-72 vjeçare. Prej tyre, 12 ranë dëshmorë. Shpëtojnë Besarta (12) dhe Kushtrimi (13). I parafundit, nga anëtarët e familjes së Shaban Jasharit, ditën e tretë të luftës, para derës së shtëpisë më të madhe, ra heroikisht Adem Jashari, komandanti legjendar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. E çoi në vend betimin e dhënë mbi varrin e Tahir Mehës, para 17 viteve. Para muzgut, Kushtrimi mendon se ka kaluar rreziku. I thotë Besartës “Të dalim, ndoshta shpëtojmë!” Posa del në derë, plumbat e armikut e qëllojnë edhe atë. Ra edhe ky dëshmor, afër babait legjendar e të shtrenjtë. “Prej 22 anëtarëve, që ishin në shtëpi ditën e sulmit, 20 ranë në altarin e lirisë: Shaban Murat Jashari (74), Zahide Shaban Jashari (72), Zarife Rifat Jashari (49), Hamëz Shaban Jashari (47), Ferida Hamëz Jashari (43), Adem Shaban Jashari (43), Adile Adem Jashari (40), Selvete Hamëz Jashari (20), Hidajete Rifat Jashari (18), Fitim Adem Jashari (17), Afete Hamëz Jashari (17), Besim Hamëz Jashari (16), Valdete Rifat Jashari (14), Lirije Hamëz Jashari (14), Igballe Rifat Jashari (14), Kushtrim Adem Jashari (13), Blerim Hamëz Jashari (12), Igball Rifat Jashari (11), Fatime Hamëz Jashari (8), Blerim Hamëz Jashari (7). Mbetën të gjallë: Rifat Shaban Jashari (52), Murat Rifat Jashari (26), Bekim Hamëz Jashari (25), Iliriana Rifat Jashari (24), Lulzim Adem Jashari (22), Bashkim Rifat Jashari (22), Shqipe Adem Jashari (17), Besarta Hamëz Jashari (11), Fazli Rifat Jashari (10) dhe Marigona Adem Jashari (8). Pothuajse i njejti fat i përcolli edhe familjet e tjera të Jasharajve, si të Qazimit, Beqirit, Sherifit, Zenës, Tahirit, Zukës, Sadikut, Hamitit, Qerimit, Maliqit, Halitit, Fejzës, Bajramit, Sinanit, Aliut, Smailit etj. “Që nga dita e tretë, kur rezistenca filloi të bjerë, në lagjen Jasharaj, nga mbrëmja, futen policia. Mblidhnin kufoma nga të dy frontet. Kufomat tona i dërguan në Morgun e Prishtinës. Më 8 mars, në orët e vona, i kthejnë në Skënderaj. Tërë natën i mbajnë në kamiona të policisë. Komandanti i policisë i shkon në shtëpi Hilmi Nuradinit, mik i Shaban Jasharit dhe i kërcënohet: ‘Nëse nuk i pranoni kufomat, në emër të shtetit, i varrosim ne vetë’. Hilmiu i thërret disa qytetarë. Formohet Këshilli i Pranimit dhe i Varrimit të 48 kufomave, i përbërë nga Emin Dajaku, zejtar në Skënderaj; Hilmi Nuradini, tregtar nga Klina e Poshtme; Ibush Kabashi, fotograf nga Palaci; Jahir Bejta, jurist nga Skënderaj; Mehmet Çollaku, jurist nga Qubreli; Nazif Goxhuli, mjek nga Skënderaj; Rifat Bejta, arsimtar nga Prekazi dhe Ymer Gashi, jurist nga Skënderaj. Më 9 mars i pranuam kufomat. I vendosëm në një lokal të gjerë në deponë e Lah Hotit nga Tushilla. Me ne ishte edhe imami, mulla Osman Hoti i Likofcit. Filluam identifikimin. Erdhën shumë gazetarë dhe agjenci televizive. Incizonin pamje të tmerrshme. Të nesërmen, më 10 mars, nga Gjakova na erdhën arkivolet. I vendosëm kufomat në to. Bartjen deri në vendvarrim, e bëri policia me kamionët e tyre. Kishte edhe serbë të Bajës, zjarrfikës e të burgosur. Deri sa shkuam ne pas tyre, nja 2 km. këmbë, policët i kishin lëshuar kufomat nëpër varre, por mbrapsht, në kundërshtim me rregullat fetare islame. Na dhanë urdhër të prerë: ‘Vetëm 15 minuta keni afat për t’i varrosur’. Filluam punën më të rëndë që mund të mbahet mend. Ishim vetëm 12 veta. Çdo njërit i rrinin nga tre policë mbi kokë. E mbuluam rendin e parë e pjesërisht të dytin. Komandanti i policisë urdhëron: ‘Arkivolet e tjera të mbesin të pambuluara’! Sigurisht, pasi u terrua, frikësoheshin nga ndonjë rrezik i papritur. Më 11 mars, profesor Zekeria Cana, mulla Hajdin Aruçaj, Xhafer Murtezi, Hilmi Nuradini, Mehmet Çollaku e Nazif Goxhuli, shkojnë në Palc, ku ishte një shtab i policisë, për të kërkuar garanci, deri sa të mbulohen arkivolet. Marrëveshja arrihet por, me kusht, që kufomat e mbuluara të mos preken, ndërsa të tjerat të rregullohen sipas normave fetare. U caktuan vetëm 60 veta, për të marrë pjesë në varrim. U nisëm prej Skënderajit për në Prekaz. Pas nesh vinte policia në kolonë, me vetura, pizgauerë e tanke, që u stacionuan në Lagjen Jasharaj. E vëzhgonin së afërmi punën tonë. Në prani të pjesëmarrësve, të gazetarëve të vendit e të huaj, me një amin dhe një minut heshtje, ua bëmë nderimet dëshmorëve të kombit. Me fjalën përfundimtare të prof. Zekeria Canës, ashtu si mundëm, e përfunduam varrimin. Policia, kufomat e tyre, që i mbanin në sekret të plotë, i kërkonin nëpër shtëpitë gërmadha të Jasharajve. Megjithatë, një gazetar i “Delo”-s së Lubjanës, pohonte se kanë mbetur të vrarë 72 pjesëmarrës të forcave serbe’. Televizioni serb ‘B-92’, i Beogradit, lajmëron se ‘në Luftën në Prekaz’, kanë mbetur 69 policë të vrarë’. Ministri jugosllav i punëve të brenshme, në televizionin gjerman, ndonëse nga agjencitë thuhej se ‘në Prekaz s’ka pasur luftë’, deklaroi se ‘në Prekaz është bërë një luftë e madhe, sikur në Luftën e Dytë Botërore”. Rifat Jashari e Zukë Jashari, me më të afërmit, me miq e dashamirë, në Odën e madhe të Rifatit, të punuar shpejt pas luftës, prej 12 qershor 1999, pa kufizim, mbajnë të pamen tradicionale, më të madhe që mbahet mend në Drenicë. Megjithë dhëmbjen, për humbjen e 56 anëtarëve të familjeve të tyre, të moshës prej 4-96 vjeç, qëndrojnë të fortë. Janë të vetëdijshëm se nuk është lehtë të jesh në piedestal të luftës për çështjen kombëtare. “Zoti ju lashtë shëndoshë o burra”, ishte refreni që dëgjohej nga ngushëlluesit. “Qofshi shëndoshë. Edhe ju Zoti ju lashtë shëndoshë”, ua kthenin vizitorëve shprehjet e ngushëllimeve, siç u ka hije burrave me qëndresë të pathyeshme. Qëndresë të jashtëzakonshme tregonin të gjithë të mbijetuarit. “Rifati, motrat Hava (54), Zyla (49), Zoja (47), Qamilja (41) e Halimja (32), me bijë, bija, nipa e mbesa, krjionin përfytyrimin e pafundësisë së universit njerëzor, sikur Zoti kishte hedhur balsamin mbi plagët që kishin në ato zemra të mëdha”. Pyetjes: “A mund ti del Kosova përballë borxhit që ia ka Familjes Tuaj”, Rifati i përgjigjet: “Jo, Kosova nuk i ka kurrfarë borxhi familjes sonë. Njëzet anëtarë të kësaj shtëpie dhe dyzet të tjerë të lagjes përreth, kanë rënë duke e larë borxhin ndaj Kosovës sonë martire. E ky borxh ndaj Kosovës mund të paguhet vetëm duke qenë të bashkuar, në luftën tonë për liri e pavarësi dhe për bashkim kombëtar”. Trojet e Adem Jasharit, tani Kompleksi Memorial, i kanë vizituar edhe nga 5000 vizitorë në ditë, nga gjithë hapësira shqiptare e diaspora. Nga Shqipëria, përveç shumë udhëheqësve të shtetit, kanë ardhur edhe oficerë e pedagogë të komandantit, nga Akademia Ushtarake e Tiranës, si Ylli Mici, Hasan Ymeri, Agron Dhinarko e Kastriot Hoxha. Bënë vizitë edhe ushtarakë të lartë të NATO-s dhe përfaqësues të UNMIK-ut. Ishte këtu edhe Xhozef Diogardi, nga Liga Shqiptaro-Amerikane. Erdhën shumë shkrimtarë, gazetarë e artistë nga Evropa, Azia, Afrika, Australia e Amerika.
Bernar Kushner, ish-administrator i OKB-së për Kosovë, më 23 gusht, viziton familjen Jashari, të cilën e quajti “Familja e sakrificës”.
Ndër të tjera tha: “Kjo familje luftoi me heroizëm, për të fituar drejtësi e demokraci në Kosovë. Erdha që t’iu përshëndes, për admirimin që kam ndaj familjes Jashari. Dua të them edhe një të vërtetë të madhe, se Prekazi lëvizi të gjitha mekanizmat botërore, që ndikuan për të vepruar konkretisht. Dhe, sikur të kishte çmim Nobel për liri, atëherë ai, me siguri, do t’i takonte familjes Jashari”.
Ismail Kadare, më 20 nëntor 1999, viziton familjen Jashari. U tha: “Ngjarja në këtë vend është e hatashme dhe madhështore. Është rast tepër i rrallë në botë. Është fenomen që tronditi globin. Lufta u bë shumë e fortë. Ranë shumë dëshmorë. Ra edhe komandanti i UÇK-së. Komandantë, rrallëherë vriten në luftë. Vrasja e komandantëve, në mënyrë të veçantë, e madhështon luftën”. Njëri nga intelektualët mikpritës, iu përgjigj: “S’ka pasur luftë në Drenicë, kundër okupatorëve, ku të mos vriteshin komandantë. Kështu, në Luftën e Kosovës, më 1389, vritet Milosh Kopiliqi, komandant i luftëtarëve drenicas. Më 1878, në mes Prokupes dhe Nishit, kundër invazionit serb, vritet komandant Zeqir Llausha. E tani me radhë, Ahmet Delia, Shaqir Smaka, Azem Galica, Kamer Loshi, Nak Berisha, Lec Gradica, Zenel Baica, Shaban Palluzha, Mehmet Gradica, Arif Shala, Rifat Berisha, e tani Adem Jashari, Fehmi Lladrofci, Ilaz Kodra, etj. S’mbahet mend që, ndonjëri nga komandantët, të ketë vdekur me krye në jastëk”. Kadare, në librin përkujtimor, shkruan: “Ndodhem në familjen e Jasharajve, atje ku nisi një flakë e madhërishme, flaka e lirisë që e ndriçoi krejt Prekazin, Drenicën e më pastaj mbarë Kosovën. Ajo shkrepëtimë zgjoi nga gjumi Evropën dhe botën. Shekujt kalojnë, drita e lirisë, drita e atyre që ranë për të, nuk zbehet kurrë. Ndodhem këtu i prekur thellë, si rrallëherë në jetën time. Ju falemnderit promete të Jasharjave legjendarë.
Historia e familjes Jashari
Rrefim i jashtezakonshem i Rifat Jasharit: Historia e familjes Jashari
„NESE ZOTI I JEP YMER, SHABANI DO TA TRASHEGOJE KETE VEND „
Cila eshte prejardhja e familjes se komandantit legjendar te UCK-se, Adem Jashari ? – Kush ishte romi i cili me nje gjysme thesi drithe e shpetoi familjen e Murat Jasharit nga uria? – Si mundohej pushteti i atehershem t`i detyroje Jasharet qe ta leshojne Prekazin? Cili nga anetaret e familjes e pengoi shitjen e pasurise se Jashareve dhe shpernguljen nga Kosova?
Para rreth treqind vjeteve, nga tre vellezer shqiptare:Jashari, Meha dhe Kadriu do te nisin te krijohen tri lagje te Prekazit, ketij fshati te Drenices, me te zeshmit ne historine e re te Kosoves. Njeres prej familjes se ketyre tri lagjeve, asaj qe do te pagezohet me emrin e te parit prej tre vellezerve e qe me vone trasheeguesit e saj do te njihen si Jasharet, historia do t` i jape vulen qe pas 5 marsit te vitit l998, gjithandej ku frymojne shqiptaret dhe kudo ne bote, te njihet si familja qe me vetesakrificen me sublime, i hapi definitivisht rrugen lirise se Kosoves. Do te jene bvrezat kater, pese dhe gjashte te kesaj familjeje, ata me te cilet do te identifikohet ditelindja e kesaj lirie, e enderruar me shekuj nga shqiptaret e Kosoves, ndersa plaku i urte Shaban Jashari me djemte Hamzen e Ademin, si me nipat e mbesat e tij, ata qe me gjakun e tyre, do t` i japin Prekazit nder shekuj breza, nderin qe te quhet vendlindja e lirise se Kosoves. Ne gjithe kete nder e patriotizem te cilin Jasharet ia lane per trashegim historise se atdheut, Adem Jashari, djali i trete i Shabanit e Zahides, do te jete figura kryesore me te cilen do te nise te shkruhet kjo histori. Per nje pjese te kesaj historie dhe per shume gjera te padegjuara deri tash, ne nje rrefim te jashte-zakonshem per „Zerin“, flet Rifat Jashari, deshmi e gjalle e rezistences shumevjeçare te familjes legjendare Jashari kunder pushtuesit serb.
TRUNGU TREQINDVJECAR I FAMILJES
Zeri : Cila eshte prejardhja e familjes Jashari ?
Rifat Jashari: Ne baze te historise te cilen neve na e kane shpjeguar te paret tane, familja jone, ka jetuar ne Prekaz te Poshtem para shume vjeteve. Per gjashte vjet l952-l958, babait nuk ka guxuar t` i vije per vizite as daje, as nip e as shok... Kur ne Kosove vinte ne ate kohe ndonje funksionar i larte nga Beogradi, babe Shabanit i ndalohej dalja nga shtepia, ndersa policet i thoshin: „Rri ne shtepi e mos leviz“. Prekazi i Poshtem perbehet prej kater lagjeve:lagjja Jasharaj, Kodra, Meha dhe Lushtaku. Tri lagjet e para jane krijuar prej tre vellezerve: Jasharit, Kadriut dhe Mehes, prandaj edhe jane te nje gjaku, ndersa Lushtaket jane te ardhur me vone ne Prekaz. Jashari ka pasur tre ddjem, ndersa familja e Adem Jasharit, rrjedh prej ddjalit te trete te Jasharit, Muratit, prej te cilit pastaj jane krijuar brezat e tjere te familjes tone: Fazliu, Murati, Shabani, pastaj une, Hamza e Ademi, dhe brezi i djemve dhe nipave tane. Prej ketij trungu familjar, une jam gjenerata e peste, ndersa djemte e mi, te Hamzes e te Ademit jane gjenerata e gjashte.
Fale Zotit, tash ne i kemi edhe nipat e vegjel dhe trungu yne familjar po degezohet gjithnje e me shume, per dallim prej te kaluares, kur neper brezat e familjes Jashari ka qene vetem nga nje gjenerate pasardhesish. Kjo fije e holle e trashegimtareve te Jashareve ka bere qe edhe origjina e familjes tone te mos jete e veshtire per t` u shpjeguar.
Zeri: Cka mund te thoni per te kaluaren e te pareve tuaj, cfare ka qene ajo?
Rifat Jashari: I pari yne, Murati, emri i te cilit eshte perterire tri here brenda gjashte brezave te familjes sone, ka shkuar ushtar apo „asqer“ si i thoshin ne ate kohe, ne Pleme te Vogel, ne te vellait te vet. Prej asaj kohe, tregojne se ai nuk eshte kthyer kurre ne shtepi. Murati e ka lene ne djep djalin e tij te vetem, Fazliun, gjashte muajsh, te cilin e ka rritur mixha i tij.
Zeri: Kur ka ndodhur kjo, a mund ta thoni perafersisht?
Rifat Jashari: Ka ndodhur kjo dikund para rreth 3OO vjeteve. Prej shkuarjes dhe moskthimit te Muratit ne shtepi, per familjen tone fillon nje lloj „peni i holle“ qe gjithmone ishte ne prag te keputjes. Mirepo, fale Zotit, kjo nuk ka ndodhur. Fazliu, te cilin sic thame, Murati e kishte lene ne djep, ishte rritur dhe bere nje njeri i ndershem perkunder asaj se ishin atehere kohe te veshtira nen roberi, dhe kohe kur ka pasur shume ngaterresa midis njerezve, marrje tokash dhe vrasje te meshkujve per shkak te pasurise. Me keto probleme per fat, Fazliu nuk ishte ballafaquar. Pasi ishte martuar , Fazliut i kishte falur Zoti nje djale – Muratin, qe ishte babagjyshi yne. Murati pastaj i kishte pasur dy vajza, qe me vone ishin martuar ne Llaushe dhe te vetmin djale – Shabanin, i cili ishte martuar me Zahiden, , nenen tone dhe na kane pasur neve tre djemve: mua (Rifatin), Hamzen dhe Ademin dhe pese vajza : Haven, Zylen, Zojen, Qamilen dhe Halimen. Djemte e mi, te Hamzes e te Ademit, jane gjenerata e gjashte e familjes Jashari.
Zeri: Kur eshte lindur mixha Shaban?
Rifat Jashari: Babe Shabani ka lindur ne vitin kur eshte vrare Azem Bejta (l924), simbol i luftes kunder serbeve ne Drenice. Per babe Shabanin kane treguar se si femije ka qene shume hallelig kah shendeti dhe eshte rritur me veshtiresi te medha. Qe ne femijeri, babagjyshi i kishte treguar atij per luften e Azem Bejtes dhe qendresen e tij heroike. Gjate kohes sa ka jetuar babagjyshi Murat, zullumet e pushtetit serb ndaj familjes sone kishin qene te tepruara dhe kete e kishte provvuar edhe babagjyshi, por edhe babe Shabani. Ndonjehere keto ajtje kishin ardhur edhe vete rrethi i tyre, i cili ne ate kohe kishte frike te madhe nga pushteti.
Ne ato kohe te veshtira, shume njerez i kane thene babagjjyshit qe ta shese token dhe pasurine dhe ta leshoje vendin, sepse kishin menduar se vetem ashtu familja jone mund t` i shpetoje zullumit te madhe qe po i bente pushteti. Por, babagjyshi nuk kishte dashur ta beje kete. Nga te paret, ai kishte trasheguar afer l9 hektar toke e mal, dhe kete pasuri ne, pasardhesit e tij, e kemi sot e asaj dite, ne kete vend, ne Prekaz.
Ne ate kohe kur babagjyshi kishte presione te medha nga pushteti per t` u shperngulur nga Prekazi dhe nga Kosova, trojet shqiptare po i leshonin nje numer bukur i madh i shqiptareve. Nje here, per shkak te presionit te tepruar edhe babaggjyshi veç sa nuk e kishte shitur pasurine per ta marre me gjithe familje rrugen e mergimit.
ALI XHEMA - ROMI QE E SHPETOI FAMILJEN E MURAT JASHARIT NGA URIA
Zeri: Mixha Shaban e ka theksuar ne nje rrefim te mehershem per „Zerin javor“, se nena e tij ka qene personi kryesor qe nuk e ka lejuar Muratin ta shese pasurine dhe ta leshoje Prekazin?
Rifat Jashari: Ashtu eshte. Shtylla kryesore e babaggjyshit ka qene e shoqja e tij Halimja, gjyshja jone. Ajo ka qene nje grua burrnore prej nje familjeje te forte nga Kosterci (tash Kastrioti). Miqasia ne ate kohe i kishin thene babe Shabanit: „ Shite pasurine dhe largohu prej ketu, sepse ketu nuk ke jete te gjate, o Murat!“. Por, gjyshja jone , Halimja, kishte kundershtuar duke thene :“Pasuria nuk shitet. Ne qofte se ky djale (Shabani) qe na e ka fale Zoti eshte me ymer, do ta trashegoje kete vend“.
Babe Shabani, atehere i kishte pasur 6-7 muaj, ndersa vendosmeria dhe kembengulja e gjyshes Halime, kishte bere qe familja jone ta vazhdoje jeten ne kete truall ku jemi edhe sot. Me vone, tregojne se si eshte rritur babe Shabani dhe per te thone se qe nga femijeria ka pasur nje inteligjence te larte, te dhuruar nga vete natyra. Ne rinine e tij, nuk kishte shkolla te larta e fakultete, ku do te mund te shkolloheshin, por ai e kishte kryer ne ate kohe medresene, ndersa pas sherbimit ushtarak, babai e kishte kryer edhe nje kurs per t` u bere mesues. Pas kthimit nga ushtria, si nje nga intelektualet e pare ne Drenice., babai kishte filluar te punoje si mesues ne Drenice. Me se shumti ka punuar ne Terdec, Obri, Prekaz,Kline, Prelloc, Skendeeraj, etj. Si mesues ka punuar prej vitit l949-l952, kur edhe burgoset nga pushteti i atehershem.
Zeri: Sa kane jetuar gjysherit tuaj?
Rifat Jashari: Babagjyshi Murati, ka jetuar deri ne vitin l962, ndersa gjyshja Halimja deri ne vitin l963.
Zeri: Thate se gjyshi juaj Murati, ka pasur shume presion qe ta shese pasurine e tij dhe te largohet nga Prekazi. A ju ka treguar mixha Shaban diçka per te kaluaren e babait te tij?
Rifat Jashari: Me kujtohet nje rast te cilin ma ka treguar babe Shabani. Rasti eshte shume i dhembshem, por po e tregoj. Ne kohen sa ka qene babai ushtar, ne Kosove kishte qene skamje e bukes dhe, babashyshi Murati kishte shkuar neper fshatra te Drenices, qe te kerkoje buke, sepse mashkull tjeter nuk kishte pasur ne familjen tone. Kerkon gati tere diten, por nuk gjen askund buke. Nuk i jep askush. Duke u kthyer nga Llausha e takon ne rruge Ali Xhemen, nje rom, i cili i thote babagjyshit:“O Murat Fazlia, nje Zot eshte , si ketu, si atje...pse po merzitesh?“, duke menduar se Murati po merzitej per djalin (Shabanin) qe i kishte shkuar ushtar. „Jo more burre, nuk po di çka me ju ba robve n`shpi qe s` e kane kokrren e miellit, se per Shabanin, as qe po me bjen ne men“, ia kishte kthyer babagjyshi. Ali Xhema ia jep babagjyshit nje gjysme thesi miell dhe ky kthehet ne shtepi....Eshte interesant se ne sulmin e 5 marsit te vitit l998 mbi familjen tone dhe ne Drenice, Aliut iu kane vrare tre anetare te familjes nga forcat serbe. Prej Muratit qe ishte djali i trete i Jasharit jane krijuar brezat e tjere familjare:Fazliu, Murati, Shabani, une, Hamza e Ademi, dhe brezi i djemve dhe nipave tane. Prej ketij trungu, une Rifati jam gjenerata e peste, ndersa djemte e mi, te Hamzes e te Ademit jane gjenerata e gjashte.
Me vone, kur babai kthehet nga ushtria, fillon te punoje si mesues ne Skenderaj deri kur burgoset nga pushteti me akuzen se ka qene „i papershtatshem“. Eshte interesant te tregohet se para dy javeve, ne nje dasme ketu ne Drenice, djali im Murati takon aty nje burre prej Terdeci, i cili i thot Muratit : „Eh more djale, babagjyshi yt,Shabani, ma ka mesduar alfabetin shqip“. Ky burre i kish treguar Muratit edhe se si babai ia kishte mesuar atij dhe nxenesve te tjere kengen e Bajram Currit, ndersa i kish treguar edhe per ate se pas largimit te Shabanit nga shkolla, mesuesi tjeter u kishte thene nxenesve se „kjo kenga per Bajram Currin, te cilen ua ka mesuar mesuesi Shaban, eshte e ndaluar“, dhe siç thoshin atehere „irredentiste...“. Dhe, siç tregova me heret, babane pastaj e burgosin ne Skenderajk, dhe prape babagjyshi mbeti i vetem. Cka te beje?- Mendon ta shese nje pjese te pasurise per ta nxjerre nga burgu djalin te cilin pushteti tenton ta joshe4 me gjera te ndryshme vetem e vetem qe ta beje te punoje per ta, duke i premtuar pasuri te madhe. Keto ai s` i kishte pranuar . Prej atehere, ai u ballafaqua çdo here me veshtiresi te medha, duke filluar nga problemet ekonomike, presionet e ndryshme e deri te izolimi i tij nga pushteti dhe rrethi per gjyshte vjet me radhe.
DERVISH KOPRIVA DONTE QE SHABAN JASHARI TE JETE KOMESAR
POLITIK I USHTRISE SE TIJ
Zeri: Pas mbarimit te Luftes se Dyte Boterore, problemet me pushstetin megjithate nuk marrin fund?
Rifat Jashari: Jo, veq sa dijne e shtohen. Me ka treguar babai se ne kohen e Dervish Koprives, pra rreth viteve `5O, Dervishi qe jetonte si kaçak maleve te Drenices, kishte kontakte me b a bain qe ne ate kohe ishte mesues i respektuar ne Drenice. Dervishi mundohej, ta formoje perseri nje force te armatosur sepse, pas Luftes se Dyte Boterore punet per ne shqiptaret ne Kosove nuk kishin shkuar mire.
Pas mbledhjes se Bujanit, dhe pas dredhive qe ne kurriz te shqiptareve i bente regjimi i atehershem serb, Dervishi kishte menduar dhe llogaritur se edhe populli shqiptar dudhet ta kete te drejten qe te vendose vete per fatin e tij: t` i bashkangjitet Shqiperise ose te mbetet ne Jugosllavi, por t`i kete te drejtat e barabarta me te tjeret. Per keto qellime Dervish Kopriva mundohej ta formoje ushtrine dhe i kishte thene babait:“Nese mundemi me ba punen per me formue nje ushtri tonen, atehere ti Shaban do ta udheheqesh politiken e saj, do te behesh komesar“.
Mirepo edhe ketu punet deshtojne sepse Dervishin e zene, ndersa ne bllokun e shenimeve te tij, policet e kishin pas gjetur emrin e babait, per çka shkojne dhe prej ores se mesimit e nxjerrin ba bain qe punonte si mesues, dhe e çojne ne burg. Pastaj siç tregova me pare, babgjyshi e liron prej burgut duke paguar para te medha permes atyre malazezeve. Pastaj vijne ato vitet e renda ndersa presioni i vazhdueshem i serbeve rritej, jo vetem ndaj familjes sone, por edhe ndaj shume familjeve te tjera, disa prej te cilave, detyrohen te marrin rrugen e mergimit e te shkojne ne Turqi e ne vende te tjera. Por, krejt ate kohe te veshtire, babgjyshi dhe babai i perballojne dhe nuk e leshojne vendin duke i bere keshtu nje nder te madhe veti, por edhe neve pasardhesve te tyre.
BABE E DJALE BASHKE NE DEMONSTRATAT PER FLAMUR
Zeri: Viti l968, siç dihet ishte nje vit shume i rendesishem per ne si komb. Si kujtohet ne familjen Jashari ky vit, a ka ndonje te veçante?
Rifat Jashari: Pjesemarrja ne demonstratat e atehershme dhe ngritja e flamurit kane qene gjera te cilat babai i ka perjetuar. Thjesht, viti l968 dhe protestat e atehershme me ngritje te flamurit, kane qene diçka qe jane perkrahur dhe mbeshtetur si nga babai ashtu edhe nga shume te tjere ne ate kohe. Viti l968 ka qene nje fillim i historise se re te shqiptareve te Kosoves sepse veç ishte mundur frika e mehershme dhe babai ka qene i angazhuar dhe pjesemarres i drejtperdrejte ne ngritjen e flamurit ne Skenderaj. Ne ato protesta bashke me babain ka qene edhe Hamza. Nje vit pas ketyre demonstratave shkova ne Gjermani.
Zeri: Si lindi ideja qe te shkoni ne Gjermani, si u mor ky vendim, çfare te tha atehere mixha Shaban?
Rifat Jashari: Ideja ka qene e imja. Atehere, permes Byrose per Punesim te Skenderajt. Ne vitin l973 , Hamza e pati mbaruar sherbimin ushtarak dhe une e mora nja 5 muaj ne Gjermani, por nuk deshti te rrije me shume dhe tha: „Gjermania s` qenka per mua“. U kthye prej atje dhe u punesua ne Fabriken e Municionit. Hamzen nuk e ka terhequr kurre gurbeti dhe vendi i huaj. Ishte e mundur te dilej jashte. Nje dite isha duke ndejtur para dyerve te oborrit, kur qe andej po kalojne disa djem te Prekazit, te cilet kishin qene ne Skenderaj dhe ishin shkkruar, qe te shkojne per te punuar jashte Kosoves. Fola me ta dhe i pyeta se ku ishin? Ata me thane se kishin qene ne Skenderaj per t` u regjistruar qe te shkojne ne Gjermani. Bera edhe une si ata. Shkova te nesermen te daja Selim (Rraci) qe punonte ne Byrone per Punesim ne Skenderaj. Ai me pyeti:“A ke biseduar me Shabanin per kete pune dhe a te ka lejuar?“. Po, i thashe edhe pse te them te drejten se kisha pyet fare. Por, une menndoja, te dilja te punoja dikund sepse ne kushtet e atehershme, ishte veshtire ta kaloje jeten perpara. Derisa me ka ardhur thirrja, babai nuk e ka ditur. Thirrjen ma solli nje nip i cili duke menduar se e dijne te gjithe per kete pune me tha:: „Qe daje, te ka ardhe thirrja me shkue ne Gjermani“. Babai u befasue dhe tha:“Cfare thirrje more....“ Pasi e kuptoi se per çka behet fjale, me tha:“Qysh po shkon aq larg, a e dind se duhet tri shtete me i kalue per me mb erri atje?“. Po e provoj, i thashe, kjameti nuk behet. Te them te drejten, babushit nuk i erdhi mire qe une shkova ne Gjermani , sepse isha velllai me i madh ne familje, ndersa Hamza e Ademi ishin ende ne shkolle dhe mbetej nje mungnese ne shtepine tone. Megjithate, ai nuk e ka pase zakon te te pengoje per asgje. Para se te nisesha me tha:“Nese s`te pelqen atje, kthehu se gurbeti me zor s`mbahet“. Prej asaj kohe, o po kthehem kesaj vere, o ketij dimri, por jo, sot e kesaj dite ende jam ne pune ne Gjermani....
„ GJERMANIA S`QENKA PER MUA“, THOSHTE HAMZA”
Zeri: Me çka eshte shenuar periudha l968-8l, ne familjen tuaj?
Rifat Jashari: Une e kam degjuar babain duke thene se vullneti per te nisur qe te punohet shume per ngritjen ekonomike te familjes, ka nisur ne vitin l979, per arsye se ai kishte llogaritur ne ate kohe, se periudha e veshtire per shqiptaret e Kosoves kishte kaluar. Deri atehere, babai kishte punuar aq sa per ta mbajtur familjen dhe me teper i kishte kushtuar rendesi problemit çka do te behet me te ardhmen e djemve dhe nipave te tij dhe te shqiptarevee si teresi. Ai e permend vitin l979 si nje vit kur fillon kthesa e madhe e familjes sone. Bile, babai thoshte se prej ketij viti per dhjete vjet rresht i ka dhene shume zor punes duke e arsyetuar kete me siç thoshte ai“e kam pa se po fillojne te ndryshojne gjerat, po levizin per te mire dhe familja duhet te perparoje“. Gjate kesaj kohe vetem une isha jashte Kosoves, ndersa te gjithe te tjeret, punonin ne ekonomine familjare ne Prekaz. Gjate kesaj periudhe Hamza, vjen ne Gjermani, po nuk rrin me shume se 5 muaj dhe kthehet ne vendlindje.
Zeri: Kur ka ndodhur kjo dhe pse erdhi Hamza ne Gjermani?
Rifat Jashari: Ne vitin l973, Hamza e pati mbaruar sherbimin ushtarak dhe une ia dergova garancionin e ai erdhi e ndejti nja 5 muaj ne Gjermani, por nuk deshti te rrije me shume dhe tha:“Gjermania s`qenka per mua“. U kthye prej atje dhe u punesua ne Fabriken e Municionit, ndersa une mbeta edhe me tej atje. Thjeshte Hamzen nuk e ka terhequr kurre gurbeti dhe vendi i huaj.
„KUR T`LUFTOJ UNË, KANE ME SHKRUE SHTATE GAZETA“, THOSHTE TAHIR MEHA”
Si shkojne ne Turqi Rifati e Hamza per te marre pamflete pas demonstratave te vitit l98l? –Si i shpjegonte ne ate kohe Shaban Jashari babait te tij Muratit çka shkruanin gazetat serbe? – Cka i lidh Jasharet me Tahir Mehen? –Si e organizoi Shaban Jashari varrimin e Tahir Mehes? – Cka thoshte ministri i atehershem jugosllav i Puneve te Brendshme Franjo Herleviq per rrethimin e Tahir Mehes ne Prekaz?
Zeri: Me heret thate se vitin l979, mixha Shaban e ka permendur si vit te kktheses ne familjen tuaj. A ka ndondje shpjegim te posaçem kjo?
„PO U BE KOSOVA REPUBLIKE SOT E DHJETE VJET, SIKUR ME U BA SOT“ THOSHTE SHABAN JASHARI NE VITIN l98l »
Rifat Jashari: Baba Shaban thoshte se ne ate vit e kishte pa fillimin, se punet po leviznin ne drejtim te mire edhe pse thoshte duhet ende shume shume pune e sakrifice, por nuk mundet me asgje qe t`i ndaloje shqiptaret qe te shkojne perpara. Me l979 ka vleressuar se rreziku qe populli yne te asimilohet ka kaluar dhe i pershkruante, edhe fazat qysh kishin rrjedhe ngjarjet deri ne ate kohë. Nje profesor, i angazhuar ne livizjet e vitit l98l ne te cilen levizje ishin te angazhuar edhe Hamza e Ademi, i kishte thene babes ne nje ndeje dikdund pas demonstratave te atij viti:“Per gjashte muaj, dod ta kemi Republiken e Kosoves, o S haban“, ndersa ba bai ia kish pas kthyer :“Degjo more djale, po u be kjo pune sot e dhjete vjet, do te me duket si te behej sot“. Pasi i kane varrosur Tahir dhe Nebih Mehen, ai inspektori shqiptar i thote babes Shaban se edhe ai si shqiptar e ndien veten keq qe ceremonia e varrimit te Tahirit ishte e pazakonshme per shqiptaret, dhe se i kupton zakonet e popullit te tij, por pferserit se policset shqiptare „nuk kane asgje ne dore dhe s`mund te bejne kurgja“. Megjithate, babai e ka udheheqe varrimin e Tahirit dhe atij i kane bere nje nderim si duhet. Ai thoshte ne ate kohe se tash do dte filloje te lulezoje ky vend, por duhet ende gjak dhe sakrifice. Me kujtohet qe baba Shaban thoshte qe njerezit punojne tri llojesh: disa punojnne veq me trup, disa te tjere veq me mendje, ndersa disa te tjere me trup dhe me mendje. Me i miri, thoshte ai, eshte njeriu qe punon edhe me mendje edhe me trup.
Une mendoj se babai ka qene i detyruar te punoje me mendje dhe me trup, sepse s`ka pasur mundesi t`i perballoje ndryshe rreziqet qe i kanoseshin. Ai ishte po ashtu shume i informuar. Ne ate kohe, ai kishte lexuar nje gazete ne gjuhen serbe, me duket „Borba“ kishte qene dhe ishte koha kur s`ekzistonin gazeta ne gjuhen shqipe dhe i kishte thene babait te tij Muratit: “Paska me ardhe nje kohe kur njeriu paska me fole ne Amerike, ndersa ne paskemi me e pa ate ne oden tone“. Ai kishte lelxuar keshtu dhe mund te them se ne baze te shtypit, e ka njohur mire politiken qe behej ne vendet perreth dhe ne vende te tjera te botes. Ai e thoshte po ashtu se njeriu duhet te mesoje shumeçka, bile disa here e ka thene se eshte mire qe edhe gjuha e romeve te mesohet.“Ne dash me njofte tjetrin, duhet me ja dite punet“, thoshte ai, duke shkuar gjithmone kah ajo qe se pari te studiohen problemet, e pasgtaj te veprohet. Babai e kishte njohur mire UDB-ne dhe Serbine dhe ne disa raste e kam degjuar vete duke thene:“Keto qe po ndodhin me planet e serbeve jane bere nga akademiket“. Serbi e mbyt femijen e vet vetem per ta krijuar nje shkas, qe ta fillojne ndonje aksion kunder te tjereve, tregonte ai. Babai na e ka shpjeguar shume mire neve dhe nipave te tij historine e Ahmet Delise, te Azem Bejtes, edhe pse, ai ishte i lindur ne vitin kur Azemi e ka bere luften dhe ka vdekur (l924). Kur ai shpjegonte diçka nga historia, gjithmone thoshte kujtoje te keqen, por mos punoni ashtu, percille kohen çka ka ndodhur dhe shihe veten qe e ardhmja te mos te zere aty. Ai gjithmone tregonte se njerezit kane luftuar edhe me sepate, ndersa dinjitetin s`e kane humbur.
Zeri: Pjese e historise se familjes suaj jane edhe lidhjet e miqesise me familje qe kishin autoritet ne Drenice....
„MOS MERR ÇFAREDO MIKU...“
Rifat Jashari: Babai apo njerezit e mençur ne ate kohe, thoshin shpesh:“Mos merr çfaredo miku“, sepse po more ndonje mik qe nuk eshte bime e shendoshe, te tille do te jene edhe nipat dhe mbesat. Per kete arsye, kur kane dashur te lidhen miqesi ne ate kohe, pleqte e kane hulumtuar edhe mikun :a eshte i paster dhe i forte kah morali. Per kete arsye ne kemi lidhur miqesi me familje , te cilat kane qene te mira dhe te pasterta kombetarisht.Jemi munduar qe sikur kur te zem nuse, ashtu edhe kur te fejojme ndonje vajze, miku te zgjidhet. Edhe sot, pas luftes, mundohemi ta ndjekim kete tradite. Nena jone Zahidja, ka qene mbese e Shaban Polluzhes, dhe rrethi yne familjar gjithmone lidhet me ngjarje te ndryshme te cilat kane te bejne me çeshtjen kombetare, me njerez te cilet jane munduar te bejne diçka per çeshtjen kombetare.
Zeri:Kalojme te viti l98l. Dihet se Hamza e Ademi kane qene pjesemarres aktive ne keto ngjarje, pastaj ndodh edhe rasti i Tahir Mehes. Cka mund te thuhet per familjen Jashari ne vitin l98l?
Rifat Jashari: Ne familjen tone s`ka pasur komente te tjera rreth ketyre ngjarjeve perveç atyre se gjithçka eshte duke levizur perpara, pavaresisht sakrifices. E tere familja ishim te angazhuar ne keto ngjarje. Personalisht une kam qene i angazhuar ne keto ngjarje dhe kam shkuar bashke me Hamzen edhe ne Turqi per te marre pamflete, sepse ka ekzistuar nje lidhshmeri e madhe midis mergimit dhe Kosoves. Edhe veeete babushi (Shabani) ne vitin l98l ka qene i betuar dhe ka pu nuar ne nje celule te perbashket me Zymer Rrecin per kete levizje. Me Zymerin ka punuar ne „dysh“. Hamza, po ashtu ka qene ne nje „dysh“ tjeter dhe ka punuar me nje shok nga Ferizaj, emri i te cilit tash nuk po me kujtohet, por me te pata ndejtur shpesh. Ndersa une, kam qene nje ndermjetesues per ta bartur materialin prej Perendidmit dhe vendeve te tjera ne Kosove.
Zeri: A mund dte na flitni me gjeresisht rreth shkuarjes tuaj ne Turqi me Hamzen?
Rifat Jashari: Ne vitin l982 bashke me Hamzen shkuam ne Turqii ku kemi marare pamflete per t` i shperndare ne Kosove. Atje ka qene nje Immer Berisha nga Majaci i Podudjeves, i ndjekur politikisht. Ne i kemi sjelle ato pamflete ne Kosove dhe punna ka qene e atille , sekrete qe as une te mos i tregoj Shabanit per Hamzen, e as Hamzes per Shabanin. Keshtu mbaheshin ne fshehtesi disa pune nga frika se ndonje grup mund te bjere ne burg, dhe me mire ai grup te mos dije asgje per grupin tjeter. Keshtu ka shkuar puna nje kohe jo fort te gjate, e pastaj filluan protestat ne Perendim, ku ne mergimtaret ia filluam me parullat per Enverin:“...jemi gati kurdohere“, por meqe Perendimi nuk i perfilli atao, sepse sistemi ne Shqiperi ishte çfare ishte ne ate kohe, ne ndryshuam parullat. Protestat kane perfshire pothuar gati te gjitha viset e Perendimit dhe ne to kane marre pjese shqiptare nga te gjitha trojet etnike dhe nga diaspora. Nuk ka pasur asnje proteste ne te cilen nuk kane marre pjese ne menyre masive shqiptaret.
HAMEZ JASHARI
Në qendrën e Dardanisë ilire, gjëgjësisht të Kosovës së sotme, shtrihet Drenica heroike. Kjo trevë kreshnikësh, që në antikë njihej me emrin Klapotnik na e përkujton qdo herë historinë tonë të lavdishme në shekuj. Ky emër kaq i dashur dhe krenar për ne, gjithmonë ka qenë dhe është tmerr për armiqtë tanë. Sa e sa herë armiq të ndryshëm provuan ta zhdukin nga faqja e dheut, por i lanë eshtrat në te. Kjo fole trimash u bë sinonim i rezistencës dhe i qëndresës mbarëshqiptare për liri dhe pavarësi kombëtare.
Drenica nuk dihet se si e mori emrin. Mund të jetë se kjo rrjedh prej fjalës dré - dréri, pasi që dikur drerë kishte mjaftë në këto vise bregore. Drenica përfshin një territor kodrinor ndërmjet Fushës së Kosovës në lindje prej Goleshit e Qiqavicë, maleve të Carralevës në jug, malit Mokna në veri dhe rrafshit të Dugagjinit në perëndim. Pra, ajo paraqet një territor kompakt, një tërësi gjeografike, në të cilën gravitojn mbi 100 fshatra. Në pikëpamje administrative është e copëtuar dhe fshatrat e saja u takojnë disa qendrave komunale: Skënderajt, Gllogovcit, Lipjanit, Vushtrrisë dhe Malishevës.